Analiza

Përse britanikët duhet të votojnë laburistët

Screen Shot 2015-05-07 at 09.59.33

Nga Ed Miliband

Ka qenë një fushatë e gjatë, por gjithçka sillet rreth një zgjedhjeje të thjeshtë:ndërmjet një qeverie laburiste, që i vë më së pari njerëzit në punë, apo një qeverie konservatore, e cila punon vetëm për disa të privilegjuar. Kjo është zgjedhja e qartë para së cilës është vendosur popullit britanik për një brez. Piketat janë kaq të larta.

Kështu që sot unë ju kërkoj thjesht të votoni për laburistët. Kërkoj që ju të votoni për veten dhe familjen tuaj, për të shpërblyer punën e vështirë për gjithësecilin në vendin tonë, për të ndërtuar një të ardhme për gjithë të rinjtë tanë, votoni për shpëtimin e Sistemit Shëndetësor Kombëtar, dhe mbi të gjitha, për të votuar për një vend, ku të kemi vëndosur familjet në plan të parë. Kjo është alternative që është në fletën e votimit.

Screen Shot 2015-05-06 at 18.59.26Unë nuk po kërkoj që ju thjesht të refuzoni konservatorët, por të rrëzoni planin e tyre për të vëndosur të pasurit dhe të fuqishmit në plan të parë, për të hedhur poshtë një plan që kërkon të dyfishuar shkurtimet financiare, gjatë viteve të ardhshme dhe për rrjedhojë të shkatërrojë Sistemit tonë Shëndetësor Kombëtar, për të kundërshtuar një plan rimëkëmbje që arrin të ndikojë vetëm Londrën, për të refuzuar një plan, i cili i lë të rinjtë të kenë një jetë, edhe më të keqe sesa prindërit e tyre.

Ne s’mund të vazhdojmë të jemi një vend, ku ekziston një rregull për disa, dhe një rregull tjetër për të gjithë të tjerët. Laburistët e dinë se Britania ka sukses, vetëm kur puna e familjeve ka sukses. Laburistët janë partia që ka planin më të mirë për standardet e jetesës, SSHK dhe gjeneratën e ardhshme. Nëse zgjidhemi të qeverisim në premtojmë:

Shpërblim për punën e vështirë që kryen gjithësecili në vendin tonë, dhe jo vetëm ata që marrin bonuse. Kështu, ne do të rrisim pagën minimale në 8 paund në orë.

Do të rrisim sigurinë në punë, duke ndaluar kontratat që shfrytëzojnë padrejtësisht punonjësit, dhe nxjerrim ligje për të garantuar që nëse punoni me orë të rregullta, do të keni një kontratë të rregullt.

Do ti japim mundësi të gjithë të rinjve, të kenë me bursa të garantuara nëse kalojnë provimet, dhe pagesat për shkollim reduktohen nga 9000 në 6.000 paund.

Do të ndërtojmë sërish shtëpi të reja, duke i dhënë avantazh blerësit të parë, si dhe do t’u japim miliona njerëzve që jetojnë me qera një marrëveshje të drejtë.

Do të rikthejmë drejtësinë në Britani, përmes shfuqizimit të tatimit mizor qeveritar “Bedroom Tax”.

Do të shpëtojmë Sistemin Shëndetësor Kombëtar, duke filluar me një plan të financuar për të punësuar 20 mijë infermiere me tepër, 8 mijë mjekë, 5 mijë punonjësve të shërbimit social dhe 3 mijë mami më shumë.

Ndryshe nga partitë e tjera, unë mund t’ju them se kjo do të paguhet nga rritja e tatimit mbi pronat me vlerë mbi 2milionë paund, një taksë mbi kompanitë e duhanit dhe një ligj për të ndëshkuar  shmangien e taksave nga ana e instituconeve financiare.

Ne do të bëjmë edhe diçka tjetër. Do t’i japim fund shmangies së tatimit në ekonominë tonë. S’ka simbol më të madh të dështimit të qeverisë aktuale, sesa dështimi i saj për t’u marrë me shmangien e taksave.

Hendeku në mes të ardhurave reale dhe shumës që duhej mbledhur, ka shkuar deri në 34 miliardë paund gjatë 5 viteve të fundit. Skandali me bankën HSBC, është sjellë në zemrën e qeverisë, ndërsa fondeve financiare u është dhënë drita e gjelbër, për të shmangur pagimin e pjesës së tyre të taksave. Kjo do të thotë taksa më të larta për njerëzit dhe bizneset që punojnë, dhe lënia pa para e shërbimeve tona publike.

Qeveria e ardhshme laburiste, do të bëjë atë që asnjë qeveri nuk e ka bërë për 200 vjet më rradhë. Ne do të anulojmë ligjin e jo-rezidentit, në mënyrë që cilido me banim të përhershëm në Britani, të paguajë tatimet në të njëjtën mënyrë si gjithë të tjerët.

Ne duhet të presim, që Dejvid Kameron dhe Najxhëll Farazh të mbrojnë më të pasurit e më të fuqishmit, por mos harroni se edhe Nik Kleg po e mbron këtë ligj diskriminues.

Nëse konservatorët fitojnë një mandat tjetër, ekziston një rrezik i madh për familjet që punojnë, duke përfshirë edhe atë që mbështesin liberal demokratët. Ata do bastisin buxhetin tuaj familjar dhe heqin shërbimin shëndetësor, por do të vazhdojnë të mbrojnë disa të privilegjuar.

Kjo është arsyeja, pse vendi ka nevojë për planin e laburistëve, i cili është i konsoliduar nëpërmjet çdo politikë të financuar plotësisht, dhe që parashikon shkurtimin çdo vit të defiçitit buxhetor dhe  balancimin e ekulibrave makroekonomikë.

Unë kam qenë tepër krenar, për fushatën që ka zhvilluar partia jonë. Në fillim të kësaj fushate, ne patëm si qëllim të kishim katër milionë biseda në katër muaj. Javën e kaluar e çuam atë objektiv në 5 milionë. Partia Laburiste do të ketë më shumë anëtarë, aktivistë dhe vullnetarë në rrugë, se të gjitha partitë kryesore të marrë së bashku. Fushata jonë dixhitale ka thyer rekorde të reja, duke e sjellë donacione të vogla, dhe rekrutimin e qindra vullnetarëve çdo ditë – rreth gjysma e të cilëve janë jo-anëtarë të partisë. Kjo tregon se ju duhet të dini se ku qëndron energjia në këto zgjedhje.

Çfarë kemi parë nga Partia Konservatore, gjatë këtyre 6 javëve të fundit? Një fushatë negative me asgjë për të thënë, për njerëzit që punojnë, asgjë për t’i ofruar për të ardhmen, dhe taktika gjithnjë e më të dëshpëruara, njëlloj si ata që kanë humbur argumentet.

Njerëzit nuk duan të trokasin në dyert e konservatorëve. Dhe as nuk do ta bëjnë këtë. Por ata duan të trokasin në dyert e laburistëve, për shkak se ata ndajnë vizionin tonë, se Britania ka sukses vetëm kur familjet punojnë me sukses.

Ne të gjithë e dimë se kjo garë do të jetë më e ngushta që kemi parë ndonjëherë. Kështu që unë ju ftoj t’i tregoni miqve, familjes, fqinjëve tuaj sesa e rëndësishme është, që çdo person i vetëm në vendin tonë mund të bëjë dallimin.

Perkthimi: a.g./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button