Horizonti.al

Përse dëgjohet Muzika me volumin e ngritur?

Screen Shot 2015-10-10 at 10.59.57

Në koncerte, në makinë, në kufje … ja se çfarë na shtyn t’i japim fuqi altoparlantëve.

Për arsye se duam të jemi të lumtur. Një studim i kryer nga Universiteti McGill i Montrealit, i publikuar në “Nature Neuroscience”, ka zbuluar që muzika stimulon në lëshimin e dopaminës, neurotransmetuesi përgjegjës për ndjesinë e kënaqësisë. Prandaj meloditë, stimulojnë trurin tamam siç bëjnë ushqimet, seksi dhe ilaçet. Shkencëtarët kanë vëzhguar që prodhimi i dopaminës fillon të shtohet edhe në momente të mëparshme të dëgjimit, kur je në pritje, ose kush është duke u përgatitur ta bëjë, dhe është e lidhur me tipin e muzikës së propozuar: është i madh për zhanrin e preferuar. Muzika është në gjendje të modifikojë rrahjen kardiake, ritmin e frymëmarrjes dhe temperaturën trupore, si një ilaç, duke e shtyrë dëgjuesin të shtojë volumin për të provuar ndjesi mirëqënieje gjithmonë madhore dhe shpërblyese./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button