Enciklopedike

Përse grindemi? Dhe pse shkenca mendon që na bën dëm për shëndetin

grindGrindemi për vetëmbrojtje. Dhe bëhet prej instiktit, pikërisht ashtu si ndodh në botën e kafshëve.  Ndodh nëse ndihemi të kërcënuar, apo nëse janë gjërat apo personat që i duam. Mbi të gjitha, grindemi për të mbrojtur idetë tona kur këto sfidohen. Në brendësi të familjes, afërsia fizike dhe afeksioni mund ta theksojnë më shumë fenomenin, sepse duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me të tjerët ndiejmë më shumë nevojën për të mbrojtur hapësirën tonë personale (si fizike, edhe psikologjike), duke pohuar arsyet tona. Në të njëjtën kohë, për fat, dashuria që lidh anëtarët e një familje na shtyn edhe për një mirëkuptim më të madh të ndjenjave të të tjerëve dhe reaksionet e dhunshëm.
Qetësi!
Por kujdes, grindja nuk i bën mirë shëndetit. Një studim i kohëve të fundit i Universitetit të Kopenhagës ka demonstruar se grindjet e shpeshta me partnerin, familjarët dhe miqtë rrisin me 50 % (ndonjëherë deri 75%) rrezikun për të vdekur nga cfarëdolloj shkaku, mbi të gjitha tek njerëzit në moshë të mesme.

Leave a Reply

Back to top button