Horizonti.al

Përse hakmarrja vërtetë na bën të ndihemi më mirë

Kur jeni refuzuar, ideja e hakmarrjes së ëmbël mund të ketë në fakt një bazë në shkencë. Por a është kundërpërgjigja një zgjidhje afatgjatë?

Hakmarrje e ëmbël

Ju keni zgjedhur projektin e përsosur për panairin e klasës së gjashtë në lëndën e shkencës dhe i tregoni mikes suaj më të mirë, Mary. Kur është radha juaj për të realizuar eksperimentin e treguesit të pH të lakrës, mësuesi ju informon se Mary e ka zënë tashmë atë eksperiment. Tradhëtare! Çfare bëni? Truri juaj ndoshta është duke ju ulëritur që të hakmerreni.

Le të themi që ju sabotoni eksperimentin e lakrës të Maryt – a do ju bënte të ndiheshit më mirë? Për momentin, sigurisht që po – një studim i vitit 2004 në revistën Science zbuloi se ata që komplotonin për hakmarrje përjetonin aktivitet më të madh në qendrën e shpërblimit në trurin tuaj. Sipas studimit, “njerëzit marrin kënaqësi nga ndëshkimi i shkeljes së normave”. Në një studim të vitit 2016 në Revistën e Personalitetin dhe Psikologjisë Sociale, studiuesit gjetën se njerëzit që ndjenin se u ishte rënë në qafë (sidomos refuzimi social) ndjejnë nevojën që të përmirësojnë humorin e tyre të keq, me të gjitha mjetet e nevojshme. Kjo përfshin “agresionin hakmarrës”, në këtë rast futjen e gozhdëve në kukulla voodoo. Dhe e dini cfarë? Agresioni funksionon. Ata që hakmerreshin ndiheshin po aq mirë sa ata që nuk ishin refuzuar fare.

Kjo mund të shpjegojë përse disa njerëz kërkojnë konflikt – agresioni që ata përdorin ndihet shpërblyes për ta. Megjithatë, është e rëndësishme të vërejmë se këto studime jo gjithmonë ofrojnë lumturi jetëgjatë. Shumë studiues kanë zbuluar se katarsisi fillestar nuk qëndron gjatë. Pasi merr fund veprimi, plagët e hakmarrësve kanë ende nevojë për shërim.

Të gjithë kërkojmë drejtësi

Por ka raste kur hakmarrja është e ëmbël. Një studim i vitit 2010 tregoi se hakmarrja ishte më e kënaqshme, kur tjetri e dinte arsyen pse po ndëshohej dhe pranonte se e meritonte. Psikologu gjerman Mario Gollvitzer thotë: “Kjo nënkupton që hakmarrja ka brenda një mesazh. Nëse mesazhi nuk jepet, ai nuk mund të vendosë drejtësi”.

Kështu që, kur kërkojmë hakmarrje, në fund të fundit ne shpresojmë të rivendoset drejtësi. Ekspertë të shëndetit mendor thonë se njerëzit kërkojnë “shfryrje” më produktive përtej hakmarrjes. Një sharje, kanalizimi i zemërimit në objektiva personale, meditimi, apo frymëmarrja e thellë do të mjaftonin. Në fund të fundit, eksperimenti me lakra i Maryt është i shpifur, gjithësesi. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button