Horizonti.al

Përse heshtja na fut në siklet?

Sjellje të çuditshme të shpjeguara nga shkenca

heshtja

Përse heshtja na fut në siklet? Edhe pse nuk kemi asgjë të rëndësishme për të thënë, shpesh herë ndiejmë dëshirën për të mbushur çdo moment heshtjeje me një bisedë. Në fakt, heshtja na bën të ndihemi të sikletosur.

Sipas psikologut Namkje Koudenburg, gjithçka lidhet me dëshirën tonë fillestare për përkatësi dhe për të qenë në sintoni me grupin: kur ritmi i bisedës nuk ndjek fluksin tradicional, fillojmë të druhemi se mund të ketë diçka të gabuar dhe të mendojmë se jemi pak interesantë, apo pa shumë lidhje. Nga ana tjetër, kur ka dialog, siç parashikohet, ndihemi të vlerësuar shoqërisht. Por jo të gjithë kulturat e përjetojnë eksperiencën e heshtjes si sikletosëse. Për shembull në Japoni, një pauzë e gjatë mund të jetë shenjë respekti, mbi të gjitha pas një pyetjeje serioze. Edhe vendasit australianë, finlandezët dhe disa popuj aziatikë i vlerësojnë pauzat e gjata të heshtjes në bisedat e tyre./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button