Enciklopedike

Përse jemi joracionalë me paratë tona?

parate

Sipas studiuesve të Universitetit San Raffaele të Milanos, truri nuk është në gjendje të reagojë në mënyrë racionale mbi teoritë ekonomike të bazuara në kombinimin e probabiliteteve, riskut dhe rendimentit. Kjo sepse, në një peshore imagjinare, pavarësisht sasisë së njëjtë, “peshon” më shumë mendimi për një humbje në krahasim me mendimin për një fitim. Dhe humbjet në trurin tonë prodhojnë efektet të njëjtë me dhimbjen.
Frika na bën shaka të shëmtuara
Për shkencëtarët varet nga amigdala, një pjesë e trurit që merret me emocionet, mes të cilëve edhe frikën. Kjo gjë e con individin që të shmangë situata të cilat mund të përcaktonin një humbje (dhimbje), pa vlerësuar mundësitë e fitimit (kënaqësisë). Sipas Daniel Kahnemanit (fitues i Cmimit Nobel për ekonominë në vitin 2002), për të marrë veten nga “trauma” e një humbjeje prej 10 Euro duhet që të fitohen 25 Euro.

Leave a Reply

Back to top button