Magazine

Përse kemi ende nevojë për fantazmat?

Tregimet me fantazma dhe legjendat e shtëpive të pushtuara nga ato, duket se vazhdojnë (duke lënë mënjanë për momentin, argumentin nëse dikush beson tek paranormalja) për arsye se përmbushin një nevojë themelore kulturore

Edhe gjatë Epokës së Informacionit, kur kaq shumë të dhëna i kemi në majë të gishtërinjve, ka ende kaq shumë gjëra që nuk i dimë. Për shumë njerëz, historitë me fantazma vazhdojnë të jenë një mjet i domosdoshëm, për të na ndihmuar që të përballojmë të panjohurën

screen-shot-2016-10-31-at-10-06-26

Colin Dickey*

A kemi nevojë për fantazmat? Përgjigja e shkurtër është: po. Në epokën digjitale, ku sundon shkenca dhe logjika, ku i gjithë informacioni për të cilin kemi nevojë ndodhet në majë të gishtërinjve, gjithësekush mund të kishte menduar se historitë e fantazmave do të ishin zhdukur tashmë. Por, rezulton të jetë krejt e kundërta.

Historitë me fantazma janë ende pjesë e fortë e botës së shekullit 21, dhe legjendat e reja me fantazma duket se shfaqen gjatë gjithë kohës. Kur nisa të bëj kërkime për fantazma dhe vende të pushtuar prej tyre për librin tim, prisja që të gjeja kryesisht histori të cilat i përkisnin shekullit 19, apo edhe më herët: ushtarë të Luftës Civile, kaubojsa, ndoshta disa Puritanë. Por, plus këtyre historive, gjeta shumë që janë moderne: shtëpi dhe ndërtesa që janë pushtuar rishtaz, me fantazmat e tyre që janë shfaqur vetëm gjatë viteve të fundit…

[real3dflipbook id=”1356″]

Leave a Reply

Back to top button