Analiza

Përse ky nxitim? Dhe a është pranë armës Irani? Të gjithë pikëpyetjet e një marrëveshjeje

Screen Shot 2015-07-09 at 19.01.21

Nga Eric Pianin

“The Fiscal Times”

Teksa i afrohemi përballjes përfundimtare, po paraqesim disa pyetje të rëndësishme së bashku me përgjigjet mbi negociatat bërthamore SHBA-Iran:

Pse duhet të kemi kujdes në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Iranin?

Për iranianët, ato çka janë në lojë dihen:Në qoftë se arrihet një marrëveshje, atëherë sanksionet e vështira ekonomike të vendosura nga SHBA, Evropa dhe Kombet e Bashkuara që në kohën e krizës së pengjeve SHBA-Iran në vitet 1979-1981, do të hiqen gradualisht – duke zhbllokuar qindra miliarda dollarë kapital dhe fonde nga të ardhurave të naftës.

Sanksionet e kanë rrëgjuar rëndë ekonominë e Iranit, dhe i mohuar burimet e mëdha për të realizuar qëllimet e tij në mbarë Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe sponsorizimin e grupit terrorist islamik Hezbollah me bazë në Liban, që nga ana e tij po ndihmon ushtarakisht presidentin sirian Bashar Al-Asad.

Nga perspektiva e administratës Obama, heqja e sanksioneve mund të jetë një çmim i vogël për t’u paguar, me synim ndaljen e garës së armatimit bërthamor në Lindjen e Mesme, për të paktën një dekadë si dhe për të lehtësuar kërcënimin e një lufte midis Iranit dhe Izraelit. Kjo mund të çojë ndërkaq në përpjekje të tjera bashkëpunuese, duke përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër Shtetit Islamik.

Çfarë është ky nxitim? Çfarë ka ndërmend Obama?

Me më pak se dy vite të mbetura në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama – një fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2009, të cilin shumë vetë do të donin t’ia hiqnin, për shkak të sulmeve amerikane me dronë të telekomanduar në Lindjen e Mesme, që kanë vrarë edhe njerëz të pafajshëm – pa dyshim do të donte shumë t’i shtonte trashëgimisë së tij, edhe një marrëveshje historike si ajo për programin bërthamor të Iranit.

Sa afër është Irani për prodhimin e një armë bërthamore?

Me mijëra centrifugat e saj të gazit, Irani aktualisht ka aftësinë për pasurimin e uraniumit në një shkallë të përshtatshme për përdorim tek reaktorët bërthamore, ose në një gradë më të lartë për përdorim tek mbushjet bërthamore, sipas Iran Ëatch. Duke përdorur rreth 9000 centrifuga të gjeneratës së parë, që operojnë në uzinën e pasurimit në Natanz, Irani teorikisht mund të prodhojë mjaftueshëm uranium, për të prodhuar një kokë rakete bërthamore në vetëm më pak se dy muaj.

A nuk pati një marrëveshje në prill? Çfarë ndodhi me të?

Pas dy vitesh negociatash intensive, sekretari amerikan Kerri dhe ministri i jashtëm Iranian Javad Zarif, njoftuan planin e paktit në Lozanë të Zvicrës. Nëse do të zbatohet, objektet bërthamore të Iranit, do të mbahen në kufizime të rrepta të prodhimit – duke përfshirë inspektimet ndërkombëtare në terren – në këmbim të një heqje graduale të sanksioneve ekonomike kundër Iranit.

Si pjesë e marrëveshjes, Irani ra dakord për të ulur me dy të tretat numrin e centrifugave operative që ka, ose në 5060, të gjithë të gjeneratës së parë, si dhe për të ulur rezervat aktuale të uraniumit të pasuruar, nga rreth 10.000 kilogramë në 300 kg për 15 vjet. Një karakterizim amerikan i marrëveshjes, i referohej edhe inspektimeve “kudo në vend”, që mund “të hetojnë stabilimentet e dyshimta ose pretendimet për struktura të fshehta pasurimi”.

Kush tjetër po merr pjesë në bisedime?

Pesë fuqitë e tjera botërore, duke përfshirë Francën, Britaninë, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, janë bashkuar me Shtetet e Bashkuara për të negociuar një marrëveshje, mbi mospërhapjen e armëve bërthamore me Iranin. Fuqia e gjashtë fuqive botërore, nënvizon rëndësinë ekstreme dhe urgjencën që shumë liderë ndërkombëtarë i bashkëngjiten nevojës, për përmbajtjen e ambicjeve bërthamore të Iranit.

Çfarë po e pengon nënshkrimin e marrëveshjes?

Ndoshta problemi më i madh për SHBA-në, është nëse mund të besojë se iranianët do ta mbajnë fjalën e tyre. Ata mund të mbështeten ata tek ajo, që Zarif dhe negociatorët e tjerë iranianë u pajtuan në tryezën e bisedimeve, apo një marrëveshje përfundimtare do të sabotohet nga Udhëheqësi Suprem i Iranit? Në një fjalim televiziv në fund të majit, Ajatollah Ali Khamenei, i pengoi inspektorët ndërkombëtarë të intervistojnë shkencëtarët bërthamorë iranianë, për të mësuar më shumë rreth programit të tyre apo për të inspektuar bazat ushtarake.

Khamenei, i cili në përgjithësi konsiderohet se ka fjalën e fundit për marrëveshjen, këmbënguli gjithashtu se të gjitha sanksionet ekonomike duhet të hiqen sa më shpejt, pasi marrëveshja të jetë ratifikuar – në kundërshtim me këndvështrim amerikan të marrëveshjes paraprake.

Zyrtarët amerikanë, kanë vlerësuar se mund të duhen gjashtë muaj deri në një vit që Irani të ndërmarrë hapat kryesore, duke përfshirë edhe zvogëlimin e numrit të centrifugave operuese, si dhe reduktimin e rezervave të tij të karburantit. Nga pikëpamja e SHBA-së dhe të tjerëve, sanksionet duhet të hiqen gradualisht, ndësa iranianët plotësojnë standardet e përcaktuara nga marrëveshja.

Duket sikur Khamenei i ka të gjitha kartat. Shumë vëzhgues e cilësuan deklaratën e tij, si pjesë të një strategjie të ashpër të bisedimeve me Perëndimin – si dhe një siguri për shumë nga ekstremistët në Iran, se qeveria nuk do bëjë kompromis mbi ambicjet afatgjata bërthamore të vendit.

Xhon Kerri dhe Sekretari i Energjisë Ernest Moniz, janë përpjekur të arrijnë një mirëkuptim me Iranin, sesa shpejt ai mund të zgjerojë veprimtarinë e tij të pasurimit gjatë 11-15 vitet e marrëveshjes.

Si pjesë e një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, e quajtur “Protokolli Shtesë”, Irani do të duhet të njoftojë paraprakisht bashkësinë ndërkombëtare për ndonjë plan për të zgjeruar kapacitetin e vet bërthamor, pas 10 viteve të para të marrëveshjejes. Megjithatë, këto njoftime nuk do t’ia lidhin duart Iranit, për të kufizuar fushëveprimin e punës së tij.

Një çështje po aq sfiduese, ka të bëjë me procedurat e rikthimit të sanksioneve, në rast se vërtetohet se Irani po e shkel një marrëveshjen. Në rastin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara duan të shmangin një marrëveshje, në të cilën Rusia apo Kina mund të përdorin të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit, për të bllokuar rivendosjen e sanksioneve.

Për këtë qëllim, negociatorët kanë diskutuar një marrëveshje, në të cilën nevoja për t’u “kthyer prapa” tek sanksionet, do të përcaktohet nga një komision, i cili mund të përfshijë Shtetet e Bashkuara, partnerët e tij negociues, Iranin dhe Bashkimin Evropian.

Cili do të jetë roli i Kongresit?

Sipas legjislacionit të ri, që ishte hartuar nga Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë në  Senat, Presidenti Obama duhet ta paraqesë çfarëdolloj marrëveshje përfundimtare në Kongresit për shqyrtim dhe të hidhet në votim për pro ose kundra. Nëse marrëveshja do të paraqitet në Kongres këtë të enjte, ligjvënësit do të kenë vetëm 30 ditë për të studiuar dhe vepruar ndaj kësaj marrëveshje. Nëse bisedimet e tejkalojnë atë afat, atëherë ligjvënësit do të kenë 60 ditë kohë, për të shqyrtuar çfarëdolloj marrëveshje përfundimtare.

The Fiscal Times – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button