Horizonti.al

Përse na pëlqejnë filmat e trishtë?

trishteEdhe pse mund të tingëllojë kundërthënëse, të parit e tragjedive në kinema na bën të ndihemi më të lumtur dhe rrit, si pasojë, kënaqësinë që marrim nga filmi.

Studiuesit e Universitetit shtetëror të Ohajos kanë zbuluar se të parit e filmave të trishtë na shtyn të reflektojmë për marrëdhëniet tona intime, duke na bërë të ndihemi të kënaqur nga jeta jonë. Të parit e tragjedive në ekran, është si një injeksion vetëvlerësimi. “Historitë tragjike shpesh herë na përqëndrojnë në temat e dashurisë së përjetshme, dhe kjo i shtyn spektatorët që të mendojnë për të dashurit e tyre dhe të vlerësojnë gjërat e mira që kanë”, shpjegon Silvia Knobloch-Westerwick, autore e studimit. Por të parit e filmave apo të dëgjuarit e historive të të tjerëve shtyn trurin tonë që të lëshojë oksitocinën, e cila rrit ndjenjat e përkujdesjes. Pas një filmi të trishtë, ndihemi më shumë në kontakt me njerëzit dhe më të kënaqur, edhe nëse kemi qarë./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button