Horizonti.al

Përse në aeroplan hahet keq?

Screen Shot 2015-10-16 at 09.40.36

Arsyeja e parë është logjistike: në çdo fluturim udhëtojnë qindra pasagjerë e për t’i ushqyer, pa kuzhinë në bord, është nevoja të aplikohet ushqim i paragatuar. Gjithashtu, sipas Institutit Fraunhofer të Valley (në Gjermani), presioni në kabinë mpin papilat tona të shijes (sikur të kishim ftohtë) dhe perceptimi i të ëmblës dhe të kripurës zvogëlohet me rreth 30%. Jo vetëm kaq: bie në mënyrë drastike lagështia dhe ajri përthan flegrat, duke errësuar sensorët esencialë për të ndjerë aromat. Akoma më tej, ajri i kondicionuar i përthan (dhe ftoh) ushqimet me shpejtësi, duke i bërë akoma më pa aromë. Një kërkim tjetër, i kryer nga Universiteti i Mançesterit, ka zbuluar në fund që edhe zhurma ndaj të cilës jemi nënshtruar në kabinën e aeroplanit influencon në papilat e shijes, duke e zvogëluar ndjesinë tonë të të kripurës dhe të të ëmblës, si dhe duke shtuar perceptimin e krokanteve. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button