Horizonti.al

Përse nisi Lufta e Ftohtë dhe kush e “pagëzoi”?

c war

Pavarësisht se ishin aleatë në Luftën e Dytë, dhe luftuan së bashku kundër fuqive të Boshtit, tension i lartë dhe shumë pakënaqësi ekzistonin mes BRSS dhe SHBA.

Kur lufta përfundoi në 1945, këto tensione diplomatike mes dy superfuqive të kohës shpërthyen në një mosbesim dhe armiqësi reciproke, teksa fuqitë perëndimore i frikeshin rritjes së qeverive komuniste në Europën Lindore. Të dy palët nisën të kërkojnë dominim ndërkombëtar, dhe ndërkohë që kishte aguar tashmë epoka bërthamore, ato ndërtuan, testuan dhe magazinuan armë bërthamore shumë të fuqishme, që mund të shkatërronin botën.

Konflikti, pa një veprim total ushtarak mori emrin Lufta e Ftohtë, një term që ndoshta është pagëzuar prej një artikulli të vitit 1945 të Xhorxh Oruellit, për të përshkruar një konfrontim ideologjik mes dy fuqive.

Më pas në 1961, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, e cila ishte pjesë e zonës sovjetike të okupimit, ndërtoi një simbol jetëgjatë të Luftës së Ftohtë: Murin e Berlinit. I ndërtuar për të mos lejuar dezertorët nga lindja në perëndim, muri pengonte gjithashtu njerëz nga Gjermania Perëndimore që të hynin dhe rrëzoni shtetin socialist. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button