Horizonti.al

Përse pas një farë moshe, të duket sikur koha kalon më shpejt?

tempo

Koha kalon shpejt sepse e masim mbi të gjitha me ngjarjet e paharrueshme të jetës sonë. Me rritjen e moshës, bie numri i “herëve të para” (për shembull, dita e parë e shkollës, puthja e parë, pushimet e para me të fejuarin/ën) dhe eksperiencat e reja bëhen shumë të shpeshta. Kështu, ditët dhe muajt kalojnë pa lënë shenjë. Për shembull, për një fëmijë, momenti i dhuratave për Krishtlindje duket s enuk do të vijë asnjëherë, ndërkohë që për një të rritur ngjarjet mund të duken të gjitha njësoj, dhe për këtë arsye i ngatërrojnë kujtesën.

Kulmi? 50 vjeç

Psikologu Michael ëallach i MIT ka zbuluar që, kur u kërkohet të shprehin kalimin e kohës me një metaforë, të rinjtë përdorin imazhe statikë (një oqean i palëvizshëm), ndërkohë që të rriturit zgjedhin imazhe në lëvizje të shpejtë (një tren që lëviz me shpejtësi). Në Universitetin Ludvig Maksimilan të Mynihut, me një kërkim mbi 499 persona mes 14 dhe 94 vjeç, u vu re që me rritjen e moshës, njerëzit kishin gjithnjë e më shumë përshtypjen se 10 vitet e fundit të jetës së tyre kishin kaluar shumë shpejt. Kjo tendencë e arrin kulmin në moshën 50 vjeç, e pastaj nuk rritet më. Kur bëhet fjalë për vlerësim intervalësh të shkurtër, nuk ka dallime moshe./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button