Analiza

Përse Perëndimi po kthehet drejt Iranit

Asnjë vend sunit, aleat i Perëndimit, nuk ka arritur të vendosë një regjim demokratik dhe të qëndrueshëm. Fatkeqësisht, ndërkohë që Irani dhe Perëndimi afrohen gradualisht, Turqia është duke u larguar nga aleatët e saj të vjetër, ndërsa marrëdhëniet e saj me Iranin vazhdojnë të përkeqësohen

Nuray Mert

“Hurriyet”

Screen Shot 2015-05-01 at 11.40.57

Diplomacia perëndimore, e karakterizuar nga armiqësia e saj ndaj Iranit qysh prej Revolucionit islamik (në vitin 1979), veçse ka rritur kaosin dhe vuajtjet e Lindjes së Mesme. Veç kësaj, mbështetja e Perëndimit për regjimet arabe sunite pro-perëndimore, ka treguar limitet e tij gjatë “pranverës arabe”, në disa vende, dhe ideja e një pranvere përfundimisht është shfaqur e kotë, pasi rajoni është më i paqëndrueshëm se kurrë.

Ekzistenca e menduar e forcave islamike të moderuara, që do të çonte demokracinë në vendet e “pranverave arabe”, u mohua në mënyrë të dyfishtë. Jo vetëm këto të fundit nuk kanë arritur të vendosin një demokraci që funksionon, por ata nuk kanë arritur të kundërshtojnë ngritjen e Islamit radikal.
Përkundrazi, Vëllezërit myslimanë në Egjipt, me sa duket po përpiqen të kalojnë drejt dhunës, opozita siriane u përkul ndaj dhunës dhe radikalizmit islamist, Libia ka humbur pamjet e fundit të rendit dhe stabilitetit dhe demokracia nuk është më veçse një objektiv shumë i largët. Dhe Turqia, aleati i vjetër i Perëndimit, nuk luan më rolin e saj moderator.

Dialogu

Në rrethana të tilla, dhe madje edhe në qoftë se askush nuk dëshiron që ta pranojë atë, Irani, armiku i perhershëm, duket si i vetmi bashkëbisedues i arsyeshëm i Perëndimit.

Veç kësaj, askush nuk mund të mohojë që zgjidhja më e mirë është një kthim i diplomacisë në Lindjen e Mesme, dhe se duhet për këtë të rinisin dialogun. Unë do të kisha dashur që Turqia të merrte pjesë në këtë vrull të ri. Fatkeqësisht, ndërkohë që Irani dhe Perëndimi afrohen gradualisht, Turqia është duke u larguar nga aleatët e saj të vjetër, ndërsa marrëdhëniet e saj me Iranin vazhdojnë të përkeqësohen.

Kjo situatë shpjegohet nga ai që është perceptuar si një qëndrim i butë i Turqisë kundrejt disa grupeve islamiste në rajon, në përgjithësi, dhe Siria në veçanti. Dhe unë kam frikë se jo vetëm që Turqia e ka bërë zgjedhjen e gabuar, por edhe situata rajonale do të ketë pasoja shumë negative për vendin tonë.

S.M./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button