Horizonti.al

Përse qeshim në momentet më të papërshtatshëm?

Screen Shot 2015-08-16 at 21.03.30

Të ngrejë dorën ai që nuk i ka ndodhur t’ia plasë të qeshurit në një moment krejt të pavend. Si për shembull, kur dikush rrëzohet. Apo kur na komunikojnë një lajm fatal. Apo madje edhe në një … funeral. Sepse ta pranojmë, të qeshësh në këto situata nuk është aspak korrekte, por është shumë e zakonshme. Dhe ka një arsye të mirë.

Sipas neuroshkencëtaresh Sophie Scott, ne e përdorim të qeshurën si mënyrë për të vendosur marrëdhënie sociale, për të treguar simpati dhe për t’i treguar dikujt që jemi dakord me të. Kështu që, në momentet kur nuk duhet të qeshet, e qeshura mund të jetë përpjekja jonë e pavetëdijshme për të hyrë në kontakt me një bashkëbisedues dhe për të kapërcyer sikletin./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button