Horizonti.al

Përse shenjtët kanë aureolë mbi krye?

Screen Shot 2016-03-17 at 13.14.37

Aureola është rrethi i shndërritshëm që rrethon kokën e Jezusit, të Madonës, të shenjtëve dhe të bekuarve. Nisi të shfaqet në ikonografinë e krishterë aty nga shekulli IV pas Krishtit si simbol i bukurisë dhe lavdisë qiellore. Megjithatë, ka qenë gjerësisht e pranishme në artet egjiptiane, greke e romake, sidomos atribuar hyjnisë së dritës. Si simbol i dinjitetit dhe fuqisë shfaqet edhe në pamjet e perandorëve.

Në prezantimet e krishtera, fillimisht aureola i rezervohej figurës së Jezusit dhe ishte, ndonjëherë e përshkuar prej kryqit. Aureola pa kryq, tregon një shenjt të kanonizuar, ndërkohë që nëse është me formë rrezesh tregon një prej të bekuarve të pakanonizuar. Një version i saj është ajo që përmbledh të gjithë personin dhe i rezervohet Virgjëreshës dhe figurës së Zotit, dhe shfaqet gjithmonë në skenat që lartësojnë natyrën hyjnore të Krishtit./bota.al

Leave a Reply

Back to top button