Horizonti.al

Përse “shkundemi” kur flejmë?

gjumi

Rreth 70% e njerëzve deklarojnë se kanë kontraktime, apo shkundje (të ashtuquajturat goditje hipnagogjike) kur janë duke i zënë gjumi. Nëse nuk jeni mes këtyre, është e sigurtë që të paktën jnë herë në jetë, mbi të gjitha në moshë të re, e keni përjetuar.

Bëhet fjalë për një reagim aksidental që verifikohet kur sistemi nervor ndodhet në tranzicionin nga gjendja e zgjuar, në gjendjen e gjumit. Trupi ynë nuk ka një “buton” për kalimin nga njëra gjendje në tjetrën: shkundjet tona mendohet se janë sinjalet e fundit të organizmit në gjendjen e zgjuar. Por ka edhe nga ata që mendojnë se është një reagim që lidhet me evolucionin: një refleks i paraardhësve tanë, që i pengonte të relaksoheshin shumë… dhe të binin nga degët./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button