Histori

Përse Sparta përqëndrohej tek luftëtarët, në vend të artit dhe letërsisë?

Screen Shot 2016-06-07 at 14.22.25

Përse Sparta përqëndrohej tek luftëtarët, në vend të artit dhe letërsisë, si qytet-shtetet e tjera greke? Ka një arsye përse Sparta formoi një shtet ushtarak me luftëtarë të institucionalizuar, ndërkohë që pjesa tjetër e Greqisë përqafoi artet: helotët. Këta ishin një popullsi që spartanët i skllavëruan në shekullin 8 para Krishtit. Të njohur më herët si Mesenianët, toka e tyre ishte e pasur dhe pjellore krahasuar me atë të spartanëve, kështu që ata ua morën dhe i detyruan skllevërit e rinj që të punonin tokën për Spartën. Problemi ishte se helotët ishin shumë herë më të shumtë në numër se sa spartanët dhe ata rebeloheshin shpesh kundër zotërve të tyre. Spartanëve u duhej t’i kontrollonin në mënyrat më të efektshme që mundeshin: duke krijuar një qeverisje lufte që eleminonte të dobëtit dhe detyronte gjithë ata që mbeteshin të shërbenin në ushtri. Sparta jetonte në frikë konstante nga një revoltë e helotëve, dhe jo pa arsye – në një moment të historisë ata ishin dhjetë herë më të shumtë se sa spartanët./bota.al

Leave a Reply

Back to top button