Mistere

Përse u besojmë legjendave urbane?

E nisur në gusht 2016 nga SHBA, legjenda më e përhapur urbane e muajve të fundit tregon për kllounë të mërzitur,që përpiqen të rrëmbejnë fëmijët ose bredhin të armatosur. Eshtë më i fundit në një seri rrëfimesh që transmetohen gojë më gojë, pas legjendës së krokodilave në kanalizimet e Nju Jorkut apo alpinistin fantazmë, sa për të përmendur vetëm më të famshmet. Lorenzo Montali, profesor i psikologjisë sociale në Universitetin e Milanos dhe nënkryetar i Cicap (Komitetit Italian për Kontrollin e pohimeve pseudoshkencore) jep shpjegimet e tij.

Nga lindin?

“Historitë fantastike janë të shumta në mbarë botën, sepse, në një kuptim, konfirmojnë se idetë tona, frikërat apo dëshirat tona janë të sakta. Të besueshme, pra. Dëgjoj se nën fundin e një ciganeje është gjetur një fëmijë i grabitur? Unë e besoj: Eshtë një antidot i lehtë për të larguar, edhe frikën nga ata që janë të ndryshëm nga ne, edhe frikën e humbjes së një fëmije. Përveç kësaj, thashethemet rezistojnë për arsye se bëhen automizma mendore: më kujtohet mbledhja e tapave plastike, për të financuar blerjen e një karrige me rrota për një person me aftësi të kufizuara. Kjo është një shaka që vërtitet për vite me rradhë. Por vetëm se e kemi dëgjuar, ne vetë jemi mësuar të mbledhim tapa, duke krijuar me kalimin e kohës një zinxhir të riciklimit për qëllime bamirësie”.

Cilat janë pasojat?

“Legjendat kanë një problem të madh: forcojnë pasiguritë tona dhe madje japin një pamje të shtrembëruar të realitetit, kështu që mund të kufizojë lirinë e zgjedhjes dhe veprimit. Në rastin e kllounit, për shembull, është krijuar një mosbesim i panatyrshëm kundër një prej simboleve universale të argëtimit, që mund të shkaktojë bojkotimin e cirkut nga fëmijët. Ose të mendojmë për ata prindër që nuk i vaksinojnë fëmijët, për shkak se  besojnë në thashethemet e rreme, që “Vaksina është e barabartë me autizin”.

Si të sillemi?

“Bindja nga thashetheme të caktuara, në një kuptim, është e volitshme: i delegohet të tjerëve dhe shoqërisë, detyra për të menduar dhe për të zgjedhur për ne. Prandaj, në vend se të na bëjnë që të na kapë ankthi – i pajustifikuar – le të fillojë me këto mite shpirtërore për të rifituar pakëz “mosbesim të shëndetshëm”, sensin kritik dhe shkathtësinë, karakteristika që ndihmojnë në ndërtimin e një roli aktiv në jetë”. Duke neutralizuar legjendat urbane (dhe paragjykimet). /www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button