Horizonti.al

Përse u ngrit Sonehenge? Ja teoritë

Screen Shot 2016-02-17 at 09.51.52

Ndërtuesit e Stounheinxhit, nuk kanë lënë asnjë të dhënë të njohur me shkrim, kështu që dijetarëtkanë spekuluar prej kohësh se pse është ndërtuar. Në fillim të shekullit të XII-të, Xhefri i Manmauth, një nga njerëzit e parë që shkroi në lidhje me sitin e lashtë arkeologjik, pohoi se ai u ngrit si një memorial për qindra britanikë, të cilët qenë masakruar nga saksonët.

Sipas Xhefrit, mendohet se magjistari Merlin mundësoi që gurët për monumentin të merreshin nga Unaza e Gjigantëve, një rreth gurësh me fuqi shëruese magjike, që besohet se ndodhej në Irlandë. Një tjetër teori, e sugjeruar nga Xhon Obri dhe arkeologu i shekullit XVIII-të, Uilliam Stakelej, thotë se Stounheinxh është ndërtuar si një tempull Druid. Ndërkaq studiuesit modernë, shprehen se ndërtimi i Stounheinxhit i parapriu Druidëve, ndonëse druidët e sotëm e cilësojnë atë një vend të shenjtë.

Një tjetër teori, e artikuluar në vitet ’60 të shekullit të kaluar, thotë se Stounheinxh qe një kompjuter astronomik, i përdorur për të parashikimin e eklipseve. Dhe në vitin 2008, arkeologët sugjeruan se ai ishte një qendër për shërim, një version parahistorik i Lurdesit në Francë, që tërhoqi të sëmurët dhe të plagosurit. Ndërkohë, ka një masë njerëzish që besojnë se Stounheinxh ka qenë një pistë për uljen e anijeve kozmike aliene, ndërsa autoritetet britanike kanë marrë raporte nga publiku në lidhje me UFO-t që parë në afërsi të monumentit të famshëm.

/bota.al

Leave a Reply

Back to top button