Analiza

Përsëri dronë në qiejt e Parisit. Arrestohen tre gazetarë

dronesShfaqen përëri dronë në qiejt e Parisit. Fenomeni i pazakontë ka nisur të shqetësojë francezët, edhe pse nuk ka kaluar aspak pa u vënë re. Që një natë më herët, të paktën pesë dronë kishin fluturuar edhe mbi zona me ndjeshmëri të lartë në qytet. Kush qëndron prapa tyre? Kush janë pilotuesit? Përse vazhdojnë të “mbajnë nën kontroll” kryeqytetin francez. Forcat e rendit dhe prokuroria kanë nisur një hetim për “fluturime në zona të ndaluara”. Në fakt është në fuqi ndalimi i fluturimit mbi qiejt e Parisit, në një lartësi nën 6000 metra, pa autorizim. Dhe në këtë rast autorizim nuk ka. Për momentin askush nuk arrin të kuptojë se cfarë fshihet prapa shfaqjes së dronëve. Më kot kërkohen pilotuesit nga toka.
Pas natës së parë kur u shfaqën pesë dronë, mbrëmë janë parë sërish mbi place de la Concorde, por edhe në zona më pak të frekuentuara si porta e Saint-Ouen dhe Clignancourt, në veri, si dhe në pjesën jugore në Issy-les-Moulineaux.
Duke filluar nga 19 tetori, kishte ndodhur tre herë që të shfaqeshin dronë të tillë. Vinin vërdallë në vende me ndjeshmëri të lartë, mes të cilëve Kulla Eiffel, Bastija, Ansambleja Kombëtare, qiellgërvishtësi i Montparnasse, place de la Concorde, ambasada e SHBA, pallati presidencial, por dhe jashtë qendrave të banuara, në disa impiante bërthamorë.
Kriminologu Christophe Naudin, spcialist i problemeve të sigurisë ajrore, provon të qetësojë njerëzit. Sipas tij është e mundur që prapa dronëve të jenë grupe ekologjistësh radikalë “që shkelin ligjin për të provuar që argumentat e tyre kanë vlerë”. Metodat dhe materialet e përdorur të bëjnë të mendosh për “vëzhgimet e mëhershëm që u janë bërë impianteve bërthamorë në fund të vitit 2014”.
Kriminologu përjashton mundësinë e motiveve të spiunazhit, pasi “cdo lloj pamjeje satelitore do të ofronte të njëjtën pamje të Parisit. Pa dyshim që jemi përballë një organizate e cila pëpriqet të testojë mjetet e 007-ave. Koordinimi i fluturimeve të bën të mendosh se bëhet fjalë për një akt të programuar dhe largon hipotezën se është një lojë. Jemi përballë një organizate shumë të strukturuar dhe me financime të mjaftueshëm për të mbërritur në rezultate të tillë”.
Ndalohen tre gazetarë
Dje në mbrëmje, agjencia France Press ka lajmëruar, duke cituar burime nga gjyqësori, arrestimin e tre gazetarëve të Al Jazeeras. Trupa e tyre ka lëshuar një dron në Bois de Boulogne, në Paris. Sipas njërit prej burimeve, për momentin nuk është e mundur të lidhet ky fakt me shfaqjet e dronëve në dy ditët e fundit./il giornale/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button