LetersiPersonazhe

PERSONAZH / Gi dë Mopasan, mes gjenialitetit, çmendurisë dhe sëmundjes

 

Jeta trazuar e njërit prej shkrimtarëve më të mirë francezë të të gjitha kohërave…

gi

Gi dë Mopasan lindi në Normandi në 5 gusht të vitit 1850, shtatë ditë para vdekjes së Honor Dë Balzak. Grimca fisnike e mbiemri Mopasan, e humbur gjatë viteve të Revolucionit, u rekuperua nga e ëma Laura Le Poitvi, që e nxiti burrin e saj të ardhshëm të rikërkojë njohjen e titullit. Martesa me Gustav dë Mopasan, e trazuar nga aventurat e tij të shthurura dashurore, zgjati 15 vjet dhe përfundoi në një ndarje me pëlqim të dyanshëm, por të ftohtë.

Laura, një grua shumë e bukur, inteligjente dhe me një karakter shumë i vështirë, u largua nga Parisi, ku e kishte ndjekur Gustavin në punën e tij, dhe u transferua në vitin 1860 në Normandi, pranë Etra.  Gi kaloi këtu fëmijërinë dhe adoleshencën, pranë detit duke kultivuar kështu edhe një dashuri për natyrën. Nëna e tij kujdesej shumë për rritjen e fëmijëve, veçanërisht për Gi-në, dhe në 1863 ky u regjistrua në seminarin e Ivetos. Kësaj periudhë i takojnë shkrimet e para (në formën e detyrave shkollore) në latinisht dhe frëngjisht. Rebel ndaj atmosferës së zymtë dhe disiplinës së rreptë…

[real3dflipbook id=”974″]

 

Leave a Reply

Back to top button