Nga Irlanda në Hauai, kudo ku shkoj lë një pjesë të zemrës
I ati e braktisi të shoqen atëherë vogëlushi Pierce Brendan Brosnan, sot 62 vjeç, ishte vetëm dy vjeç. Djaloshi jeton i flakur midis prindërve derisa e ëma, që është transferuar në Londër për të punuar, ia del ta marrë me vete. “Kam kujtime të forta dhe të qarta nga njëmbëdhjetë vitet e parë të jetës. Të atij lumi të madh pranë Navan-it, të ditëve kur shkoja të peshkoja, të luaja në fusha, duke u ngjitur majë permëve. Një fëmijëri e vetmuar, por edhe e mrekullueshme, sepse më dukej se jetoja në një botë magjike, një magji që e rigjeta duke bërë aktorin. Vlerësoj priftërimin në meshë në Kongregacionin e Vëllezërve Kristianë. Jam kthyer në Irlandë, në ato vende, tani së fundmi për një film: ka qenë një takim emocionues. I thashë bashkëshortes: “Sikur të gjenim një vend, kush e di…”.
Nuk dëshiron të kujtojë, tani, ashpërsitë didaktike të Vëllezërve Kristianë, që i ka qortuar shumë në të shkuarën. Por e pranon: “Duhet të falënderoj nënën time për kurajën që ka patur për t’u larguar, duke më dhururar mundësinë e një të ardhmeje. Në atë ambjent të ashpër nuk do të kisha patur shanse”. Por trashëgimia katolike do ta shoqërojë gjithmonë, duke e ndihmuar në momentet e errëta të vdekjes së gruas së parë, Kasandra dhe të vajzës së adoptuar Sharlotte. “Besimi më ka dhënë forcën që mendova se nuk e kisha, atë të përballimit të humbjes të personit që do më shumë. Kthimi në jetë nuk ka qënë i lehtë. Kam mësuar ta bëj ditë pas dite. Duke punuar, duke u vënë në dispozicion të të tjerëve, duke i ndihmuar” . Në zemrën e tij megjithatë ka mbetur një hije. Edhe për këtë arsye, ai e pranon: “Edhe pse e dua Irlandën, nuk do t’i mbijetoja dot trishtimit të dimrave të saj të ftohtë dhe me erëra ”.
Në karrierën e tij, Londra, ku frekuenton qendrën Drama, është vetëm një moment kalimtar. Në vitet Tetëdhjetë transferohet në Shtetet e Bashkuara dhe njeh më në fund suksesin. “Jam ndier gjithmonë një emigrant irlandez, si ata të larguar në kohën e Urisë së Madhe, e që kanë kontriubuar për ta bërë Amerikën vendi që është sot. Midis paraardhësve të mi janë shumë që e kanë bërë këtë zgjidhje, duke gjetur fatin e tyre. Shteteve të Bashkuara iu detyrohem të gjithë karrierën time, jam krenar të jem një qytetar amerikan. Pjesët e para televizive dhe suksesi i serialit “Kurrë mos thuaj po” më ka bërë popullor, duke më dhuruar një vend në Hollivud ”.
Versioni i tij i hetuesit të rremë Remington Steele e bind familjen Broccoli se është ai, i duhuri për Bondin e ri, por aktori nuk ia del të lirohet nga angazhimet televizive. Takimi vetëm sa është shtyrë, pas versionit të tmerrshëm të Timothy Daltonit. Do të jetë 007 për katër herë me radhë, para se të heqë dorë. “Kurrë s’kam patur pendime. Kam ndjekur gjatë idenë për të patur Monika Belluccin si “vajza”, bëri me mua një provë perfekte, por nuk ia dolëm”.
Jo tamam një shok I pëlqyer pune. Di të jetë magjepsës kur do. Brosnan i ka dashur gjithmonë gratë, por është një monogam nga natyra. Pas martesës që zgjati njëmbëdhjetë vjet me aktoren Cassandra Harris, ka patur atë me gazetaren Keely Shaye, dy fëmijë së bashku dhe një shtëpi të madhe në Malibu. Në komedinë “I fejuari i motrës time”, Brosnan interpreton një profesor të poezisë romantike të papjekur dhe feminist në Kembrixh, që lë me barrë pa dashje një studente dhe transferohet me të në Kaliforni.
“Më ka pëlqyer origjinaliteti i tregimit dhe mënyra me të cilën rrëfehej çorientimi i njeriut të hallakatur, në një ambient krejt të ndryshëm. Humorizmi anglez është privilegj nga skenaristi, nga vetja kam shtuar atë ndjesinë e të qënit një peshk jashtë ujit, që e kujtoja mirë për periudhën në të cilën kam arritur në USA, në vitet tetëdhjetë. Edhe unë ndihem i ndarë midis shumë vendesh, shumë botësh, seicila nga të cilat përmban një pjesë timen. Ky film, për shembull është edhe një kartolinë nga Malibu, shtëpia ime. Kam punuar më në fund me kilometër zero me miqtë dhe të afërmit që vinin të vizitonin trupën e filmit, darkave darkoja në shtëpi. Dhe kam patur dy shoqe të ëmbla, Salma Hayeck, gëzimi i jetës dora vetë, dhe Jessica Alba”.
Nëse Malibu janë zyrat qëndrore, kopështi sekret është në Hauaii. “Po, vendi i zemrës time. E dua detin, peshqit, jetën e thjeshtë që bëj kur jam atje. Kam studiuar vendet e kulturën e këtij populli me hirësi kaq të veçantë. E mbi të gjitha i pikturoj. Piktura figurative, peisazhe. Ngjyra. Kam pasion të veçantë për Pierre Bonnard. E kam një jetë që mbledh pikturat e mia, më në fund vitin që vjen llogaris të realizoj një të tillë në Los Angeles. Do të jetë e gjitha bota ime. Në çdo vend në të cilin shkoj për të xhiruar një film, Francë, Gjermani, Bullgari, kërkoj të gjej një studion time të vogël të pikturës. Nuk bëj fotografi, fiksoj kujtimet në telajo. Pikturoj vendet: mjafton një dritare, një ballkon, një dritë e mirë për të ushqyer dellin tim krijues”.
La Repubblica – Bota.al