Histori

Personazhet që krijuan teorinë konspirative të Iluminatit: Uilliam Gaj Kerr

screen-shot-2016-10-31-at-16-25-44

Sot, imazhi që vjen ndoshta në mendjen e një njeriu mesatar në përmendjen e Illuminati, është Vula e Madhe e Shteteve të Bashkuara që shfaqet në anën e pasme të dollarit. “Syri që sheh gjithçka” në piramidë, është bërë sinonim i morie të shumëllojshme komplotesh të errëta. Si autori origjinal i teorisë se simbolika e Iluminati-t ka depërtuar jetën tonë të përditshme, Uilliam Gaj Kerr ka pasur një nga ndikimet më të mëdha tek dija moderne mbi Iluminatin.

Një zyrtar i marinës kanadeze, që shërbeu në të dyja luftërave botërore, prodhimtaria e pasluftës  e Kerr qe e ndarë ndërmjet betejave mes nëndetëseve dhe teorive të konspiracionit. Ai mori një qasje fondamentaliste kristiane ndaj çështjes së Illuminatit, dhe shkrimet e tij janë interpretuar shpesh si anti-semite. Me gjithë kujdesin që tregoi për të bërë dallimin ndërmjet hebrenjve dhe atyre që i identifikon si pjesëtarë të “Sinagogës së Satanait” (një term i huazuar nga Libri i Zbulesës), referencat e tij ndaj një fjalimi të një rabini imagjinar, të sajuar nga autori i njohur anti-semitik dhe apologjeti nazist Eustas Mallins është ndoshta tregues i ndjenjave të tij.

Kerr identifikoi liberalizmin, komunizmin dhe okulten si tre elementët të sulmit të Iluminati-t mbi Krishterimin. Sipas Kerr, “njerëzit që dëshirojnë të mbeten të lirë mund të ndjekin vetëm një plan veprimi. Ata duhet të mbështesin krishtërimin, përkundrejt të gjitha formave të ateizmit dhe laicizmit”.

Një nga pretendimet kryesore të Kerr, kishte të bënte me ekzistencën e një komploti nga ana e gjeneralit të Konferatës Albert Pajk, për të shkaktuar 3 luftëra botrërore me qëllimin lehtësimin e synimit të Iluminatit për dominimin e botës. Me sa duket, Lufta e Parë Botërore qe një mjet për të vendosur komunizmin ateist, e dyta për të forcuar kauzën sioniste, dhe Lufta e Tretë Botërore do të zhvillohet ndërmjet sionistëve dhe botës myslimane.

Përveç kësaj, Kerr deklaroi se Pajk përdori rrjetin e komunikimit me radio, që supozohet te jetë shpikur nga Iluminati shumë vite para se një teknologji e tillë të shfaqej zyrtarisht. Duke iu referuar tre luftërave botërore, Kerr citoi një letër nga korrespondenca mes Pajk dhe Xhuzepe Mazinit, e cila në fakt është pranuar se shkruar nga mashtruesi Leo Taksil. / www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button