Psikologji

Pesë gabime që NUK DUHET t’i bëni me njerëzit që keni për zemër

Komunikimi toksik është dekurajues

* KRITIKAT E TEPRUARA. Të duash të ndihmosh njeriun që do përmes një vizioni objektiv, sipas ideologjisë stresuese që “mund të bësh gjithmonë më shumë”, por në të vërtetë ajoq ë ndodh është që e nervozoni më shumë.

* FUTJA E DYSHIMIT. Eshtë tipike e atyre që projektojnë vetveten, në mënyrë të pavetëdijshme, tek situata e tjetrit. Kjo ia ul forcat dhe ia redukton vendosmërinë, sepse sjell me vete një ankth që është ngjitës. 

* SARKAZMA. Përmes batutave që vënë në lojë aspektet më të brishta apo gjërat që ju ka besuar në të kaluarën, prodhoni zemërim dhe një ndjenjë pafuqie.

* NXITJA. Eshtë përpjekja për ta bërë të hakmerret, duke kërkuar të nxisësh jo një veprim të vërtetë, por një reagim të zemëruar vetëpohimi, që nuk do të sjellë një kënaqësi reale. 

* INDIFERENCA. Të mos flasësh, të flasësh pak, të flasësh pa u përfshirë, të bësh të qartë që nuk të intereson. I bën të ndjehen të vetmuar ata që janë më të brishtë si dhe mund të shkaktojë një gjykim të rrezikshëm papërshtatshmërie për ty.

Leave a Reply

Back to top button