Shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë të jashtëm, që mund të përcaktojnë nëse një çift të dashuruarish do t’ia dalë të jetojë bashkë apo jo
Dashuria dhe martesa bazohen tek zemra, apo jo? Ndërsa do të ishte mirë të mendohej se suksesi i martesës përcaktohet nga numri i fluturave në stomak ose apo ai i shigjetave të Kupidit në zemrën tuaj, një studim i ftohtë na tregon të kundërtën. Shkencëtarët kanë zbuluar disa faktorë të jashtëm, që mund të përcaktojnë nëse një çift të dashuruarish do t’ia dalë apo jo të jetojë së bashku deri në fund. Nëse doni që martesa juaj të jetë e sukseshme, kini parasysh këshillat e mëposhtme. / www.bota.al
[content_slider] [content_slide]1. Martohuni më dikë që është afër moshës tuaj
Mosha është vetëm një shifër. Por gjithashtu ndodh që ajo të jetë një numër, që mund të profetizojë se martesa juaj do të përfundojë në divorc. Sipas një studimi të vitit 2014 në mbi 3.000 martesa të ndryshme, rezulton se sa me e madhe diferenca në moshë, aq më të mëdha kamë shanset për të shkuar drejt divorcit.
Çiftet që kanë të njëjtën moshë, kanë më shumë gjasa për të qëndruar bashkë, ndërsa çiftet që kanë diferencë prej vetëm 1 viti kanë 3 përqind më shumë gjasa për t’u shkurorëzyar. Kjo shifër shkon në 18 përqind për çiftet me një diference moshore 5-vjeçare, dhe 39 përqind për çiftet me një diferencë 10-vjeçare. Romancat e periudhës maj-dhjetor me një diferencë moshe 30 vjet ose më shumë, kanë 172 përqind më shumë gjasa për t’u ndarë.
[/content_slide] [content_slide]2. Bëni një dasëm të lirë
Kur Kim Kardashian u martua me Kris Hamfris në vitin 2011, ata shpenzuan rreth 2 milionë dollarë vetëm për lulet. Dhe vetëm për një martesë që zgjati 72 ditë. Ju s’mund ta kuptoni, por dasma e ish-çiftit të famshëm, tregoi një gjetje interesante shkencore se si buxheti i dasmës mund të parashikojë suksesin e martesës. Një studim nga dy profesorë të ekonomisë në Universitetin Emori, zbuloi se çiftet që shtrëngojnë rripat për dasmat e tyre, kanë martesa më të suksesshme se sa çiftet që zbrazin llogarinë bankare për ceremoni ekstravagante.
Në SHBA, është zbuluar se çiftet që shpenzojnë më shumë se 20.000 dollarë për dasmën e tyre, kanë një normë divorcesh 1.6 herë më e lartë se sa ato që harxhojnë vetëm 5.000-10.000 dollarë. Ndërkaq çiftet që organizojnë një martesë me masa të rrepta kursimi dhe që u ka kushtuar më pak se 1000 dollarë, kanë në fakt kanë një normë më të ulët se mesatarja. “Mund të jetë që lloji i çifteve që bëjnë një martesë të lire, është i përkryer për njëri-tjetrin”- thotë profesor Hugo M. Mialon. “Ose që pasja e martesave jo të kushtueshme, lehtëson çiftet e reja nga ngarkesat financiare, që mund të tendosin martesën e tyre”.
[/content_slide] [content_slide]3. Thoni shpesh “fjalët magjike”
Fjalët magjike, të cilat mund të ndihmojnë martesën tuaj të ketë sukses, nuk janë ndoshta ato
që ju mendoni. Një studim nga hulumtuesit në Univesitetin e Berklit në Kaliforni shqyrtoi
çiftet në 154 martesa. Në mënyrë të veçantë, ata vëzhguan gjuhën që përdornin parnerët kur kishin mosmarrëveshje, duke zbuluar se çiftet që përdornin përemrat “ne”, “jona” dhe “ne” qenë më të suksesshëm në tejkalimin e problemeve mes tyre, se sa ata që përdornin përemrat “unë”, “mua”” dhe “ti”.
Autorët besojnë se fjalët që përdorin partnerët ndaj njëri-tjertit, zbulojnë nëse ata mendojnë për veten dhe tjetrin si një njësi të vetme, apo si individë si krejtësisht të ndarë. “Përdorimi i gjuhës ‘ne’është një rezultat i natyrshëm i ndjenjës së partneritetit, të qenit në të njëjtin skuadër, dhe besimi tek të qenit në gjendje për të përballuar problemet së bashku”- thotë Benxhamin Sajder, diplomant në psikologji në Berkli.
[/content_slide] [content_slide]4. Lidhuni me dikë që ka të njëjtën qasje ndaj parave
Paratë shkaktojnë fërkime edhe tek martesat më të shëndosha. Ju nuk mund ta dini realisht se si është t’i besohet dikujt, derisa të keni një llogari të përbashkët bankare me të. Për këtë arsye, është e rëndësishme të martoheni me dikë që ndan të njëjtat vlera në lidhje me paratë. Një studim nga Skot Rik i Universitetit të Michiganit, gjeti se kopracët dhe dorëlëshuarit kanë tendencë të martohen me njëri-tjetrin, por në fund të fundit nuk janë të kënaqur me këtë bashkim.
“Sa më shumë që bashkëshortët ndryshojnë në dimensionin koprac-dorëlëshuar”- thotë ai “aq më tepër të ngjarë ka që ata të debatojnë mbi paratë, dhe aq më pak të kënaqur janë me martesën”. Pra, nëse jeni tipi që i pëlqen të harxhojë një pjesë të mirë të llogarisë bankare në një fundjavë të egër, mos u martoni me dikë që vë gjithmonë mënjanë të ardhura për ditë të këqija.
[/content_slide] [content_slide]5. Provoni gjëra të reja
Lindja dhe vdekja e një marrëdhënie, është një histori që rrëfehet pa pushim. Në fillim, vetëm qënia pranë partnerit ju bën të ndiheni të trullosur. Por, me kalimin e kohës, ajo tërheqje rinore zbehet ngadalë, derisa mbërrini në pikën ku pyesni veten se çfarë ju ngacmoi në fillim. A ka ndonjë mënyrë për të ruajtur atë ndjenjë të çudisë së eksitimit, që keni pasur në fillim? Po, është e mundur.
Sipas një studimi të vitit 2009 në revistën “Psychological Science”, sekreti i një martese që ju bën të ndjeheni pasionantë edhe pas shumë viteve së bashku, është përpjekja për të bërë gjëra të reja me partnerin tuaj. Ndërsa të tjera studimi thekson:”Nëse partnerët përjetojnë eksitim nga burime të tjera (si romanet dhe aktivitet sfiduese) në një kontekst të përbashkët, kjo përvojë e përbashkët mund të rindezë pasionin në marrëdhënie”.
[/content_slide] [/content_slider]www.bota.al