Gjatë hulumtimit për afër 1.500 njerëz jetëgjatë për librin për rregullat e të jetuarit, profesor Karl Pillemer mga Universiteti Cornell ka zbuluar pesë sekretet e thjeshta jetësore të tyre.
Profesor Karl Pillemer nga universiteti Cornell duke studiuar stilin e jetesës të njerëzve jetëgjatë dhe duke folur me rreth 1.500 persona të moshës mbi 70 vjeç, e deri tek ata më të vjetër se 100, dhe krejt kjo për nevojat e librit të tij “30 leksione për jetë: Këshillat e provuara dhe të jetuara të amerikanëve më të zgjuar” ka zbuluar edhe pesë sekrete shumë të thjeshta të njerëzve jetëgjatë.
1.Mbani mend që është jeta e shkurtër – Profesor Pillemer hulumtimin e ka filluar me një pyetje të thjeshtë: “Cilat janë leksionet më të rëndësishme, që i keni mësuar gjatë jetës? Të anketuarit janë marrë me punë të ndryshme në jetë, me të ardhura dhe status të ndryshëm familjar. Por kanë dhënë një përgjigje të thjeshtë – jeta është e shkurtër.
2.Karriera? Bëjeni punën që e doni – Shumë nga të anketuarit kanë kaluar edhe nëpër kohë shumë të vështira ekonomike, por megjithatë nuk i kanë këshilluar të rinjtë që t’u mbahen punëve të sigurta dhe të paguara mirë. Këshilla e tyre është: bëni punën me të cilën kënaqeni.
3.Shprehitë shëndetësore? “Silluni ndaj trupit tuaj thuajse do t’ju nevojitet për 100 vitet e ardhshme” – Teknologjia moderne, stili i pashëndetshëm dhe stresues i jetesës nuk do të thotë domosdo që do të vdesim më shpejt, por që reduktohet kualiteti i jetës. Dhe në vend të këshillave të llojit “hani shumë perime, mos pini duhan, shkoni herët në gjumë” pjesëmarrësit e hulumtimit në pyetjen për kujdesin rreth shëndetit, kryesisht kanë dhënë përgjigje të njëjtë – “Silluni ndaj trupit tuaj thuajse do t’ju nevojitet për 100 vitet e ardhshme.”
4.Për çka ju vjen keq më së shumti? “Është e pakuptimtë të brengoseni për të kaluarën” – Të anketuarit e kanë befasuar pak profesor Pillemer me përgjigjet në pyetjen se për çka u vjen më së shumti keq në jetë? Edhe pse ka pritur përgjigje si aferat martesore, varësitë e ndryshme, bizneset e dyshimta dhe ngjashëm, ka marrë përgjigje tërësisht tjetër – “Më vjen keq sa kohë kam kaluar duke u brengosur dhe me brejtje të ndërgjegjes.”
5.Lumturia? Mos lejoni që lumturia juaj të jetë e rastësishme –jini të lumtur përkundër kohëve të vështira – Hulumtimi ka zbuluar se sa është e rëndësishme të kuptojmë se si jemi vetë përgjegjës për lumturinë tonë. Edhe pse tingëllon si klishe, Profesor Pillemer thotë se si poenta është në atë që të anketuarit e tij e kanë përjetuar me të vërtetë. Dhe i këshillon të rinjtë, të cilët në një mënyrë jetën e tyre “e lënë në pritje” duke planifikuar që do të jenë të lumtur një ditë “kur ta kryejnë fakultetin, kur të kenë familje, kur të punësohen, kur kjo, kur ajo…” që thjesht ta shijojnë të tashmen, pavarësisht kohëve të vështira./Express