Horizonti.al

Peshkaqeni atlantik

Edhe pse në pamje të parë peshkaqenët lopë me sy të mëdhenj (Hexanchus nakamurai ) të oqeanit Atlantik u ngjajnë homologëve që banojnë në oqeanin Idian dhe Paqësor, në realitet janë një specie e ndryshme. Për këtë arsye kërkuesit nga institute i teknologjisë në Florida i ripagëzuan si peshkaqenët atlantik me 6 velëza (Hexanchus vitulus), pasi kanë kryer një sërë studimesh dhe kanë gjetur mjaftueshëm ndryshime gjenetike për t’i konsideruar një specie të re. Peshkaqeni atlantik me shpinë të bardhë ka një gjatësi prej 1.8 metra, shumë më të vogël se kushërinjtë që arrijnë 4.5 metra. Ka 6 velëza dhe dhëmbë të poshtëm si sharrë; zakonisht peshkaqenët kanë 5 velëza. Kjo specie jeton në Gjirin e Meksikës që nga SHBA, Meksika, Kuba dhe përshkruan Amerikën latine për të mbërritur në Kosta Rika. Sipas të dhënave të kërkuesve ekzemplarët më të vjetër jetojnë në ujëra më të thella, sesa më të rinjtë. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button