Magazine

Peter Preston, njeriu që ndryshoi gazetat

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeç, Peter Preston, i cili nga 1975 deri në 1995, ka qenë drejtor i gazetës angleze “The Guardian”. Ai nuk kishte një karakter të lehtë dhe kjo nuk e lejoi të bëhej aq i famshëm sa do të duhej të kishte qenë: në të vërtetë, risitë e tij nxorrën shumë gazeta evropiane nga koma në fund të viteve 1980, duke dëshmuar se një gazetë mund të bëhej pak më tërheqëse, pa humbur shumë, në drejtim të autoritetit dhe rreptësisë.

Shumë gjëra mund të mësoheshin nga The Guardian i Preston. Ishte e tija ideja për të krijuar një suplement më të thelluar të quajtur G2, në format tabloidi brenda gazetës, një zgjidhje që më pas u imitua, deri edhe në titull, nga shumë gazeta. Preston ishte shpikësi edhe i artikujve me pyetje e përgjigje, një formulë e dobishme për të shpjeguar në fjalë të thjeshta situatat komplekse.

Gazeta e tij tregoi se mund të botoheshin fotografi të mëdha në faqe të parë, si dhe të buzëqeshej me gjëra më serioze. Një prej rubrikave më argëtuese të The Guardian ishte “Notes & Queries”, e cila ftonte lexuesit të bënin dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve për çdo argument, që ka vogëlsirat më të mëdha, deri tek ato me domethënie të thellë.

Prestoni i shtroi rrugën një ndryshimi rrënjësor të gazetave evropiane, reduktimit të formateve të fundshekullit, përdorimit të ngjyrave, një mënyre të ndryshme të paraqitjes dhe konsumimit të lajmeve. Karakteri i tij kompleks ishte ndoshta pasojë e disa muajve që kish kaluar që fëmijë, në një mushkëri të hekurt pasi kish marrë poliomelitin që i kish vrarë të atin, dhe që i la një invaliditet të dhimbshëm në krahë.

Pak njerëz mund të thonë që e njihnin mirë dhe për shumë prej redaktorëve të tij ishte i personaliteti i hekurt e i paarritshëm, që udhëhiqte gazetën. Por shumë gazeta evropiane sot i kanë një borxh mirënjohjeje, pasi kanë përfituar prej shkathtësisë së mendjes së tij, instiktit të tij gazetaresk, talentit të tij për inovacionin dhe kurajës që kishte për ta zbatuar. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button