Histori

Petra, përse u ndërtua një teatër për të vdekurit?

Screen Shot 2016-02-18 at 12.22.19

Agorge shënon hyrjen në një prej mistereve më të mëdha të botës së lashtë. Rrugëkalimi i ngushtë vazhdon për më shumë se një kilometër e gjysmë, mes mureve shkëmborë 100 metra të lartë, deri kur hapet në një fasadë gjigande të skalitur në shkëmbin e kuq: Petra, një mega-metropol i harruar për shekuj të tërë dhe kryeqytet i qytetërimit enigmatik Nabatean.

Rreth 2000 vjet më parë, një tribu nomadësh arabë krijoi një nyjë tregtare tejet të sofistikuar që mbulonte një hapësirë prej 18 kilometrash katrorë, në skajet e shkretëtirës jordaneze. Deri sot, vetëm një pjesë e qytetit është gërmuar, duke lënë të pazbuluar shumë mistere.

Ndoshta më i madhi prej këtyre mistereve është kompleksi i madh i teatrove, i cili u skalit në brendësi të shkëmbit në një kohë kur Jezusi i Nazaretit predikonte ungjillin vetëm pak kilometra më në veri. Teatri ka 45 radhë që mund të rehatojnë deri 10 mijë njerëz, dhe ndodhet shumë pranë varreve në shkëmb të Nabateanëve.

Një koincidencë e pastër? Ndoshta jo. Shihni fotografinë: audienca mund të jetë më pranë mbretërisë së të vdekurve, nga sa mendojnë. Ato vrima të zeza në murin e pasëm mbi reshtin e fundit janë varre – një vrimë përgjimi nga bota e nëndheshme; “sedilje” për të vdekurit.

Shkencëtarët janë të ndarë. A zhvillonin shfaqje në brendësi të amfiteatrit? Apo përdorej për funerale me flijime njerëzore? Arkeologu izraelit, Avraham Negev beson se teatri shërbente për funerale në kultin e funeraleve të Nabateanëve, sepse kur më në fund u hapën varret, ata ishin bosh. Duket se fantazmat janë larguar prej kohësh nga teatri./bota.al

Leave a Reply

Back to top button