Magazine

“Pija e djallit”. Një histori e shkurtër e kafesë

A u zbulua nga dhi të eksituara? Historia e një shenjtori nga Moka. Pse thuhet që kafeja është mëkatare, si pija e djallit, apo “viagra” e shekullit XVII-të?

Produkti i dytë më i shitur në botë, vetëm pas naftës, kafja është bërë një shtyllë qëndrore e dietës ushqimore moderne. Në këtë artikull, Pol Kristal, autor i librit “Kafeja:Një pije për Djallin”, zbulon origjinën e saj dhe hulumton dashurinë e Britaninë me këtë pije ‘mëkatare’ …

screen-shot-2016-11-25-at-09-21-21

Dhitë e eksituara zbuluan kafen

Legjenda thotë se Kaldi, një bari i vetmuar dhish në Etiopinë e shekullit IX, zbuloi efektet energjike dhe gjallëruese të kafesë, kur pa dhitë e veta të ekzaltoheshin pasi hëngrën disa manaferra nga një pemë. Kaldi ia tregoi këtë ngjarje abatit të manastirit të zonës dhe këtij të fundit i lindi ideja e tharrjes dhe zierjes së këtyre kokrave për të bërë një pije. Ai i hodhi ato në zjarr, prej nga aroma e pagabueshme e asaj që ne e njohim sot si kafe, u shpërnda përmes ajrit të natës. Kokrrat e pjekura u nxorrën nga thëngjijtë, u thanë dhe u tretën në ujë të nxehtë …

[real3dflipbook id=”1396″]

Leave a Reply

Back to top button