Enciklopedike

Pikaso ishte i tmerruar se mos varfërohej?

pikasoPo, piktori i famshëm spanjoll vuante nga peniafobia, domethënë frika e vazhdueshme se mos një ditë bëhej i varfër. Për t’i bërë ballë këtij ankthi, Pikaso përpiqej që të shfrytëzonte cdo rast për të “arkëtuar para”, duke shitur në mënyrë të ethshme veprat e tij, ndërkohë që në shumë raste, pa kaluar shumë kohë, pendohej. Përvec kësaj, nuk dilte asnjëherë nga shtëpia pa një sasi të mirë parash, që e mbante në cantëz të vogël që e kishte kapur me një spilë brenda xhaketës. Ashtu si Pikaso me fiksimin prej varfërisë, shumë mendje të tjera gjeniale të shekullit XX kanë manifestuar fobi të jashtëzakonshme: Albert Einsteini vuante për shembull nga kaligjinofobia, frika nga bukuria femërore, fizikani Nicola Tesla kishte kriza ankthi nëse vendosej përballë objekteve rrethorë, Alfred Hitchcocku nuk e duronte dot pamjen e një veze dhe Woody Alleni, që në filmat e tij ka ironizuar shpesh herë manitë dhe psikozat, vuan nga kromatofobia, ose frika prej disa ngjyrave.

Leave a Reply

Back to top button