“Kur nuk kishte votim në Spanjë ishte ende frankizmi: unë jam krenar që jam katalanas”. E ka thënë Gerard Piquè, mbrojtësi i Barcelonës, pas ndeshjes me Las Palmas, duke folur me lot në sy, për tensionet në votimin për pavarësinë e Katalonjës”.
Futbollisti katalanas thuhet se është i gatshëm të largohet nga ekipi kombëtar spanjoll. “Ndihem katalanas, sot më shumë se kurrë. Ju mund të votoni po ose jo, por ju duhet të votoni. Ne nuk mund ta shtynim ndeshjen”, tha ai.
“Faktet e Gardës Civile dhe të policisë flasin vetë, nuk mund të sillen kështu, sot – shtoi ai – ishte përvoja më e keqe profesionale në tërë jetën time. Nëse Federata mendon se jam problem, unë do të tërhiqem mënjanë para Botërorit”. / Bota.al