Horizonti.al

Piramida e madhe e Gizës ka tetë faqe, jo katër

Screen Shot 2016-08-31 at 23.00.38Baza e Piramidës së Madhe të Gizës është katror, apo jo? Jo tamam. Pavarësisht asaj që mund të mendoni për këtë strukturë të lashtë, PIramida e Madhe është një figurë me tetë faqe, dhe jo një figurë katërfaqëshe. Secila prej katër anëve të Piramidës janë të ndara nga baza në majë përmes prerjeve konkave. Besohet se zbulimi u bë në vitin 1940 nga një pilot i forcës ajrore britanike, me emrin P. Groves, teksa ai po fluturonte mbi Piramidë. Groves vuri re pamjen e habitshme dhe bëri një fotografi ku shfaqeshin hijet që zbulojnë prerjet.

Disa besojnë se këto vija të holla janë vetëm të dukshme nga lart, dhe në agim dhe muzg gjatë ekuinoksit të pranverës dhe vjeshtës. Kjo i shtyn disa ndjekës të teorive konspirative që të mendojnë se egjiptianët e lashtë i ndërtuan piramidat, ndoshta për të komunikuar me dicka atje lart. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button