Histori

Piramidat u ndërtuan nga skllevërit

SERIA: Histori “gënjeshtare”

Idetë tona mbi fakte dhe personazhe të së kaluarës janë të mbushura me klishe. Ndonjëherë të lindura nga ekuivokë, ndonjëherë të përhapura me mjeshtëri

Screen Shot 2015-06-08 at 17.31.53

Eshtë një prej klisheve më të qëndrueshme mbi Egjiptin e lashtë: turma skllevërish që nën goditjet e kamzhikëve shtyjnë blloqet e rëndë të piramidave. Por në fakt varret e faraonëve janë ndërtuar prej punëtorëve me pagesë. Konfirmimi vjen prej gërmimeve arkleologjikë në banesat e Gizës, që kanë sjellë në dritë varret e punëtorëve që 4500 vite më parë merrnin pjesë në ndërtimin e piramidave të Keopsit dhe Shefrenit: ishin egjiptianë dhe jo skllevër (që në Egjipt ishin vetëm të burgosur të huaj lufte).

Projektet e mëdhenj me interes kombëtar, piramida por edhe diga, i besoheshin popullsisë lokale, që angazhohej në një punë të detyruar gjatë kohës së plotave të Nilit, kur fushat nuk ishin të kultivueshme. Puna për ndërtimin e banesës së fundit të faraonit ofronte një pagë shumë të mirë. Familjet më të pasura dërgonin përditë 21 vica dhe 23 deshë në kantiere, në këmbim të lehtësive fiskale.

Grevë!

Megjithatë, mund të ndodhte që shpërblimet apo pagat të vinin me vonesë. Në këtë rast, punëtorët egjiptianë “shtriheshin” sipas shprehjes egjiptiane, apo më mirë, futeshin në grevë. Sipas dëshmive që kanë mbërritur deri në ditët tona kjo gjë ndodhte disa herë: një prej përshkrimeve më të rëndësishëm gjendet në një papirus që ruhet në Muzeun Egjiptian të Torinos, që flet për protesta të ndodhura në vitin 29 të mbretërimit të Ramses III. Bëhet fjalë për një epokë pas ndërtimit të piramidave, gjatë të cilës, megjithatë, punëtorët që merreshin me varret monumentalë (për shembull në Luginëne Mbretit) kishin në dispozicion fshatra ku të jetonin rehatisht, me shumë shkolla.

Atëherë, si lindi besimi që janë ndërtuar nga skllevër? Faji ishte i historianëve grekë, që nuk arrinin të imagjinonin ndërtimin e konstruksioneve aq të mëdhenj pa praninë e masave të mëdha të skllevërve. Por edhe i Biblës, ku thuhet që skllavëria ishte shumë e përhapur në Egjipt.

Leave a Reply

Back to top button