Horizonti.al

Pirati më i suksesshëm ishte… prostitutë kineze. Dhe fakte të tjerë interesantë nga historia

Screen Shot 2015-07-21 at 18.40.121. Ushtria austriake sulmoi në vitin 1788 vetveten. Nga ky incident pati rreth 10 mijë të vdekur.

2. Që nga viti 1945, të gjitha tanket britanikë janë të pajisur me enë për përgatitjen e çajit.

3. Arsyeja e shpikjes së vibratorit ishte kurimi i histerisë, pasi mjekët harxhonin shumë kohë për të masturbuar pacientët me dorë.

4. Fat apo ndjellje tersi ? Violet Xhesop është i vetmi person i mbijetuar i 3 katastrofave të mëdha detare në histori. Ajo ishte në bordin e “RMS Olimpic”, kur u përplas me “HMS Haëke” dhe u kthye në Southampton, pavarësisht faktit se pati shumë viktima dhe dëme të rënda materiale. Xhesop ishte në bordin e “RMS Titanic” në vitin 1912, dhe gjithashtu edhe në bordin e “HMHS Britanic”, që u mbyt si pasojë e përplasjes me një minë detare, gjatë Luftës së Parë Botërore. Me të drejtë lind pyetja:A ishte ajo me fat apo i sillte fatkeqësi gjithë të tjerëve?

5. Nëse njerëzit mendojnë, se sportistët e sotëm janë të paguar shumë mirë, duhet të rishikojnë pozicionin e tyre. Gai Apuleius, i cili ishte një garrues me karrocat në kuaj në Romën e lashtë, pati fituar një shumë të tillë parash, që e krahasuara me vlerën e sotme arrin në 15 miliardë dollarë.

6. Pirati më i suksesshëm, që ka ekzistuar ndonjëherë në histori, ishte një prostitutë kineze. Ajo zotëronte 1500 anije, dhe kishte në shërbimin e saj 80 mijë detarë.

7. Në mesjetë, njerëzit besonin se sperma që prodhohej nga testikuli i majtë ngjiste vajza. Për pasojë, meshkujt që dëshironin me çdo kusht djem, duhej ta hiqnin atë.

8. Në vitin 1800, cilësohej një dënim mizor dhe i pazakontë ushqimi i të dënuarve dhe burgosurve me karavidhe, ndërsa sot ato përdoren rëndom në restorante.

9. Në shekullin e XIV, Su Hui shkroi një poemë në formë katrori me 29 rreshta për 29. Çdo rresht mund të lexohej nga e djathta në të majtë, ose nga e majta në të djathtë, në të dyja anët diagonale si dhe drejtimet vertikale. Kjo mundësonte 2.848 mënyra të ndryshme leximi.

10. Zonja Brixhet Driskoll është viktima e parë këmbësore e një aksidenti automobilistik. Autori i aksidentit ishte Artur Edsel, që në 17 gushtin e vitit 1896 po ecte me makinën e tij me shpejtësinë maksimale 6.4 km/h. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button