Horizonti.al

Pjetri i Madh i Rusisë mbante kokën e prerë të dashnorit të gruas? Të tjera fakte të çuditshme historike

Screen Shot 2015-07-16 at 21.13.251. Në moshën 12-vjeçare, Martin Luter Kingu u bë kaq depresiv, saqë tentoi dy herë vetëvrasjen, duke u hedhur nga dritarja e dhomës së tij të gjumit.

2. Një nga dhuratat e dasmës së Mbretëreshës britanike Viktoria, ishte një rrotull djathi me diametër 3 metra, dhe që peshonte gjysmë ton.

3. Aleksandër Graham Bell, shpikësi i telefonit, nuk mundi t’i telefonojë dot gruas dhe nënës së tij, ato ishin të dyja të shurdhra.

4. Pjetri i Madh i Rusisë, e mbante kokën e prerë të dashnorit të gruas së tij në një kavanoz me alkool të posaçëm për ruajtjen e trupave, të cilin ai më pas urdhëroi që t’a vendosnin në shtratin e gruas.

5. Prodhuesi i makinave Henri Ford iu dha Kryqi i Madh i Rendit Suprem të Shqiponjës Gjermane nga Hitleri. Ford ishte shpikësi i linjës së prodhimit në seri, ndërsa Hitleri e përdori këtë metodë për përshpejtimin e prodhimit, dhe për të krijuar produkte më të mira dhe të këmbyeshme.

6. Atila i Hunëve që dikur tmerroi Romën, mendohet të ketë qenë xhuxh.

7. Në 15 prill 1912 anija gjigande Titanik u mbyt që në udhëtimin e saj të parë dhe mbi 1.500 njerëz gjetën vdekur. Katërmbëdhjetë vjet më pare, u botua një roman i Morgan Robertsonit, i cili duket se e profetizoi fatkeqësi. Libri përshkruante një anije të së njëjtës madhësi si Titaniku që përplaset me një ajsberg në udhëtimin e tij inagurues në një natë të mjegullt prilli. Emri i anijes së Robertson ishte Titan.

8. Disa puritanë moralistë në Mesjetë besonin se veshët e grave duhet të mbuloheshin, sepse Virgjëresha kishte konceptuar një fëmijë nëpërmjet tyre.

9. Hindutë nuk pëlqejnë të vdesin në shtrat, ata preferojnë të vdesin buzë një lumi.

10. Flamuri kombëtar i Italisë është dizenjuar nga Napoleon Bonaparti.

Leave a Reply

Back to top button