Kuriozitete

Plani i CIA-s për të shkatërruar Bashkimin Sovjetik nga brenda

Screen Shot 2015-06-03 at 5.15.22 PM

Nga Seria: Teori komploti provokuese nga politika

Sipas mbështetësve rusë të teorive të komplotit, kreu i CIA-s, Alen Dulles formuloi një plan gjatë Luftës së Ftohtë, për të instaluar agjentë dhe nënshtetas rusë miqësorë ndaj SHBA, për të korruptuar të gjithë aspektet e shoqërisë sovjetike. Agjentët do të dëmtonin kulturën vendase duke nxitur gjithfarësoj shthurjesh dhe vesesh. Po kështu, agjentët do të penetronin në fshehtësi në shkallët më të larta ta qeverisë sovjetike, dhe në mënyrë graduale do të shtynin zyrtarët e lartë të anonin për nga perëndimi.

Ndërkohë që një plan i tillë nuk ka ekzistuar asnjëherë (në fakt i vetmi dokument që e mbështet këtë teori është një roman letrar rus i vitit 1971), kjo gjë nuk i ndaloi mbështetësit e teorive të komplotit që ta promovonin si ide gjatë periudhës pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1990. Që atëherë, kjo ka shërbyer për të pjellë një sërë teorish komploti në Rusinë e sotme, teksa tema e përbashkët e të gjitha atyre është prania e elementëve të huaj që dëshirojnë të shkatërrojnë Rusinë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button