Zodiak MeB

Plot energji Demi, plot humor Binjakët dhe plot sharm Akrepi. HOROSKOPI sot, 26 shkurt 2019

Dashi

Nuk do tregoheni shumë të dashur gjatë kësaj dite dhe në shumë momente do ndiheni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë ditë paksa e ndërlikuar dhe disi e vështirë. Nuk do mungojnë as disa debate të vogla në momente të caktuara. Ju beqarët do afroheni me një person, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do i filloni gjërat mirë, por disa mendime kolegësh ka rrezik t’iu shpërqendrojnë dhe t’iu bëjnë të dyshoni me gjithçka. Në planin financiar fati do vazhdojë të jetë në anën tuaj dhe gjendja do mbetet e mirë. Mund ta bëni pa frikë ndonjë investim më shumë sesa zakonisht.

Demi

Urani do iu japë gjithë energjinë e nevojshme gjatë kësaj dite për t’ia dalë më së miri në çdo situatë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj do ketë goxha përmirësime. Do ja kaloni për mrekulli me partnerin dhe do i harroni mosmarrëveshjet e së shkuarës. Ju beqarët, pa u lodhur shumë do e gjeni princin e kaltër dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ngjyrat do rikthen pas kaq shumë kohësh. Në punë, duke pasur shumë planetë në krah, nuk do e keni të vështirë të arrini atë që dëshironi. Mund të ndërmerrni edhe rreziqe, por çdo gjë do e bëni me planifikim të kujdesshëm. Sipas Dritare.net, buxheti do vijë duke u përmirësuar moment pas momenti dhe kjo nga përkujdesi dhe organizimi që do tregoni.

Binjakët

Mërkuri do ju bëjë të jeni me humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe në asnjë moment nuk do keni probleme serioze. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë shumë e këndshme. Do jeni gjithë kohës gati për të bërë ato që dëshiron me partnerin dhe do kaloni çaste të këndshme së bashku. Ju beqarët gjithashtu do jeni me fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë. Veprimet e sotme duhet t’i kishit bërë prej kohësh megjithatë nuk është vonë. Në punë do favorizohen tej mase projektet e reja kështu që mund të tentoni për çdo gjë që do ju vijë në mendje. Kreativiteti nuk do ju mungojë asnjë çast. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni pak rripin sepse në të kundërt do keni probleme.

Gaforrja

Në përgjithësi dita e sotme ka për të ecur mirë dhe nuk do ndodheni aspak në situata delikate. Nëse keni një lidhje dialogu do mbizotërojë në çdo moment. Në këtë mënyrë do i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur më herët. Ju beqarët do filloni një histori të bukur dashurie me një person që keni kohë që e njihni, por që nuk ndiheshit gati për të hedhur hapa. Në punë do ëndërroni shumë dhe do ju duket sikur çdo gjë do ju realizohet si e mendoni. Në fakt duhet të punoni shumë fort dhe mos e lini asnjë moment pas dore projektin e nisur. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni sepse gjendja do jetë e mirë.

Luani

Kjo ditë do ketë edhe momente të bukura edhe delikate. Për të mos u futur në telashe pa rrugëdalje mundohuni të mos nxitoheni me çdo hap. Ju të dashuruarit do keni disa probleme të vogla të cilat me qetësi dhe largpamësi do mund të zgjidhen. Kokëfortësia do ishte një gabim fatal. Ju beqarët do keni takime fantastike. Përfitoni sa të mundni sepse më vonë nuk i dihet nëse vijnë më mundësi të tilla. Në punë nuk do bëni shumë përpjekje për të arritur sa më lart kështu që mos prisni që të tjerët ta bëjnë këtë gjë për ju. Asgjë në këtë jetë nuk serviret në pjatë të argjendtë. Buxheti do ketë nevojë për një riorganizim tërësor pasi nëse vazhdoni me të njëjtën sjellje si tani do keni tronditje.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do tregoheni shumë të kujdesshëm sidomos për çështjet private dhe ato profesionale. Me diplomaci do arrini të merrni atë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje jeta juaj do stabilizohet ndjeshëm. Komunikimi do rivendoset dhe do i shihni gjërat me një sy tjetër nga më parë. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat në dashuri dhe jeta do ju ndryshojë brenda pak orësh. Ka mundësi që një mik t’iu ndihmojë për të gjetur personin e duhur. Në punë do jeni luftarakë dhe keni për të pasur rezultate më të larta nga sa e keni imagjinuar ndonjëherë. Shpenzimet kufizojini sa më shumë që të mundeni sepse do keni probleme të mëdha nëse nuk e bëni këtë.

Peshorja

Urani do bëhet bashkë me Venusin gjatë kësaj dite dhe do iu sigurojë një ditë shumë më të mirë. Do dini ta kontrolloni veten përherë dhe do shmangni tensionin. Nëse keni një lidhje dhe së fundmi jeta juaj ka pasur tronditje, edhe sot vështirësitë do vazhdojnë. Mundohuni të hapni rrugë sa më shumë që të mundeni. Ju beqarët jo vetëm që do takoheni me disa persona, por mund të filloni edhe lidhje mjaft afatgjata. Në punë do dini të ndërmerrni iniciativat e duhura dhe do arrini shumë më shumë nga sa e kishit programuar, ja që me pak më shumë përpjekje arrihen edhe të pamundurat. Sipas Dritare.net, buxhetin mbajeni nën kontroll në çdo moment nëse nuk doni të mbeteni shpejt me xhepat bosh. Duhet menduar edhe e ardhmja.

Akrepi

Hëna do ju bëjë sharmantë gjatë kësaj dite, do favorizojë kontaktet dhe dashurinë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim. Shfrytëzojeni sa më shumë të jetë e mundur sepse jo gjithmonë vijnë momente të tilla. Nëse nuk e bëni keni për t’u penduar më vonë.  Ju beqarët do jeni të fshehtë dhe nuk do i tregoni askujt për flirtimet që do keni. Në fakt kështu çdo gjë do ju shijojë më shumë. Në punë do i bëni gjërat me shumë kujdes dhe nuk do ju dalin aspak probleme. Vazhdoni kështu dhe do përfitoni pafundësisht. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe gjendja do përmirësohet më shpejt nga sa e kishit imagjinuar.

Shigjetari

Do jeni shumë spontane gjatë kësaj dite dhe do e bëni çdo gjë ashtu si e ndieni. Asnjë turbullirë e ambienteve ku do ndodheni nuk do mundet dot t’iu marrë me vete. Për ju të dashuruarit do ketë plot momente të veçanta. Partneri do ju mbajë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Nëse jeni beqarë mund të keni dashuri me shikim të parë dhe çdo gjë do ju ndryshojë brenda pak minutash. Bëjini sytë katër gjithë kohës. Në punë do përqendroheni mjaft dhe nuk do bëni aspak gabime. Në planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe pse në fakt gjendja do jetë e kënaqshme.

Bricjapi

Mundohuni të tregoheni më të vendosur gjatë kësaj dite dhe të mos bëni gabime. Më shumë sesa të dëgjoni të tjerët dëgjoni zërin tuaj të brendshëm. Nëse keni një lidhje do përjetoni edhe momente pozitive edhe negative. Herë pas here do gjendeni edhe në situata delikate dhe nuk do dini çfarë të bëni. Ju beqarët duhet të jeni realistë dhe nuk duhet të kërkoni në asnjë mënyrë gjëra të parealizueshme. Në punë do ju konkretizohen planet që keni bërë. Vërtet jeni munduar për një kohë të gjatë, por do merrni rezultatet e kërkuara. Shpenzimet kryejini me shumë kujdes sepse në të kundërt situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit.

Ujori

Do jeni paksa rebelë gjatë kësaj dite, por edhe kjo do ketë lezetin e vet dhe do pëlqehet nga të tjerët. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e bukur. Do ndiheni mirë në çdo moment të ditës dhe as nuk do stresoheni fare. Nëse jeni beqarë duhet të pranoni të dilni nëpër takime dhe të njiheni me sa më shumë persona. Vetëm në këtë mënyrë do mund ta gjeni të duhurin. Në punë mos ngurroni t’i kërkoni të drejtat tuaja dhe të mbroni interesat. Me argumentet e duhura keni për të dalë fitimtarë. Buxhetin do e keni kujdes dhe për fat të mirë gjendja do mbetet shumë e stabilizuar. Përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim.

Peshqit

Do jeni më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe nga ana tjetër do dini t’i shprehni edhe emocionet. Ju të dashuruarit do jeni më të qartë në mendime dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim me të dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Në punë gjërat nuk do ecin keq, por nëse jeni artistë frymëzimi ka për të arritur kulmin. Do ndiheni me të vërtetë mjaft mirë dhe të bindur se mund të arrini shumë më lart. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. /dritare.net

Leave a Reply

Back to top button