Analiza

Po e humbim betejën me islamin radikal

Screen Shot 2015-04-01 at 11.27.50 AMNga Newt Gingrich

National Review”

Javën e shkuar, Komiteti i Kongresit për Sigurinë e Brendshme, nën udhëheqjen e kryetarit Majkëll Mekol, mbajti të parën nga një seri seancash shumë të rëndësishme mbi kërcënimin që vjen nga islami radikal. Sikurse u shpreha para komisionit, është jetike që Kongresi i Shteteve të Bashkuara të ndërmarrë një rishikim të të plotë të luftës globale, ku jemi të angazhuar aktualisht me islamikët radikalë.

Ky rishikim, do të kërkojë kordinimin e punës së një numri komisionesh, pasi do të duhet të përfshijë shërbimet inteligjente, ushtrinë, diplomacinë, gjyqësorin, dhe më së paku Sigurimin i Brendshëm. Ekzistojnë 3 piketa kryesore, mbi të cilat duhet të bazohet ky proces. Këto tri pika – të

cilat janë të mbështetura nga faktet – sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara, po shkojnë drejt një krize, që mund të sfidojë fort mbijetesën tonë.
Së pari, është rasti të theksojmë se pas 35 vitesh konflikt, që daton prej pushtimit të ambasadës sonë në Teheran dhe krizës së pengjeve që e pasoi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, janë duke e humbur luftën globale me islamikët radikalë. Ne po e humbim betejën si me xhihadin e dhunshëm, ashtu edhe atë kulturor. Ndërsa xhihadi i dhunshëm, e ka treguar veten kohëve të fundit në Paris, Australi, Tunizi, Siri, Irak, Libi, Egjipt, Gaza, xhihadi kulturor është më i fshehtë, dhe në shumë mënyra më i rrezikshëm.

Ai godet shumë aftësinë tonë, për të menduar e për të patur një dialog të ndershëm, mbi hapat e nevojshëm që duhet të merren për mbijetesën tonë. Xhihadi kulturor është fitues, sa herë Departamenti i Mbrojtjes, e përshkruan një sulm terrorist ai ai në ‘Fort Hood’, si një “akt dhune në vendin e punës”. Xhihadi kulturor është sërish fitues, kur presidenti Obama i referohet atentateve në Paris si “vrasje të rastit”, kur aty ishin mëse të qarta veprimet e terroristëve islamikë, dhe ku në shënjestër ishin grupe specifike. Xhihadi kulturor është triumfal,

kur administrata çensuson dokumentet e trajnimit dhe ligjëruesit sipas “ndjeshmërisë”, në mënyrë që të mos mund të përshkruajnë islamistët radikalë me ndonjë lidhje me ideologjinë fetare, e cila në fakt është nyja kryesore që i bashkon ata.

Në 14 vite, që prej sulmeve të 11 Shtatorit, kemi kaluar një rrugë të gjatë në rrugën e ç’armatosjes intelektuale dhe morale, në mënyrë që të qetësonim xhihadistët kulturorë, të cilët janë gjithnjë e më agresive në pohimin e së drejtës së tyre, për të përcaktuar sesi pjesa tjetër, pra ne duhet te mendojmë dhe flasim. Së dyti, është rasti që në një model jashtëzakonisht të rrezikshëm, sistemi ynë i inteligjencës, është i kufizuar në mënyrë metodike dhe i manipuluar për të mbështetur tregimet e rreme, ndërsa fsheh ose refuzon faktet dhe analizat, në lidhje me ata që mund të na vrasin.

Për shembull, ekzistojnë dëshmi të qarta se popullit amerikan u janë treguar analiza dukshëm mashtruese në lidhje me Al-Kaidën, të bazuara në një përkthim shumë të kufizuar dhe publikimin e rreth 24 prej 1.5 milionë dokumenteve të kapura gjatë operacionit për eleminimin e Bin Ladenit.

Një numër analistësh të jashtëm, kanë sugjeruar se publikimi selektiv i një numri të vogël

dokumentesh, bëhet me qëllim për të treguar se Al- Kaeda ishte e dobësuar.
Këta analistë, pohojnë ndërkaq se një lexim më i gjerë i më shumë dokumenteve, do të tregonte se Al-Kaeda u dyfishua në madhësi, pikërisht kur qeveria jonë pretendonte se ajo ishte më e dobët – një analizë e mbështetur edhe nga fakte të dukshme empirike në terren.

Për më tepër, ka patur akuza se mund të ketë një zvarritje e qëllimshme për shfrytëzimin e këtij materiali të jashtëzakonshëm.
Si gjeneral-lejtnanti Majk Flin, ish-kreu i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, ashtu edhe koloneli Derek Harvej, një analist i njohur mbi terrorizmin, e cilësojnë si qëllimisht mashtruese, qasjen e kufizuar mbi dokumentet e ish-kreut të Al-Kaedës. Një numër operativë të inteligjencës, e kanë përshkruar censurën nga lart, si të projektuar për të siguruar atë lloj fshehtësie, që minon rrëfimin zyrtar duke mos parë thjesht transparencën. Kongresi, duhet të shqyrtojë legjislacionin, që do ta bënte të paligjshme mësimin e personelin të inteligjencës, për të falsifikuar informacionin dhe analizën. Bazimi i politikës amerikane të sigurisë në shtrembërime të caktuara të realitetit, është një

zakon shumë i rrezikshëm, që një ditë mund të na çojë drejt një humbje shkatërruese. Kongresi, ka detyrimin për të garantuar, që populli amerikan të mësojë të vërtetën dhe të ketë mundësinë për të debatuar, mbi politikat e mundshme në një mjedis të bazuar tek faktet.

Së treti, elitat tona politike kanë refuzuar të përcaktojnë cilët janë armiqtë tanë. Injoranca e tyre e paramenduar, e ka bërë të pamundur zhvillimin e një strategji efektive, për të mposhtur ata që duan të shkatërrojnë qytetërimin tonë. Për shembull, vetë sekretari i shtypit i presidentit Obama angazhohet shpsh në një “gjimnastikë verbale”, për të shmangur identifikimin e autorëve të dhunës si islamikë radikalë. Xhosh Ernst, thotë se etiketime të tilla nuk i përshkruajnë “saktë” armiqtë tanë, dhe se ata që përdorin një emërtim i tillë i “legjitimojnë”. Kjo është nje e folur oruelliane me dy kuptime. Islamikët radikalë, nuk kanë nevojë të delegjitimohen. Ata duhen mundur. Dhe nuk mund të mposhtim dot ata, të cilëve nuk mund t’ua përmendim as emrin. Mjerisht, ka një dëshirë të dëshpëruar në mesin e elitave tona, për t’u përqëndruar tek aktet terroriste në vend të motiveve reale prapa atyre akteve.

Një dëshirë e thellë, për të shmangur motivet kulturore dhe fetare prapa veprimeve të xhihadistëve. Ndërkaq ka një armiqësi të mahnitshme, ndaj çdo përpjekjeje për të studiuar apo mësuar historinë e këtyre modeleve, që shkojnë prapa në shekullin VII-të. Kjo pasi elitat tona, nuk pranojnë të shohin tek motivet fetare dhe historike, si dhe modelet që drejtojnë kundërshtarët tanë. Përkundrazi, po i përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, duke kundërsulmuar pas sulmit të tyre, sipas mënyrën sonë të jetës, pa asnjë mëtim për të mësuar të vërtetën që i motivon kaq shumë agreasorët tanë. Vetëm kur të mësojmë, çfarë i drejton dhe informon kundërshtarët tanë, atëherë nuk do të përsërisim të njëjtat taktika të reagimit të gabuar, dhe më në fund do fillojmë ta fitojmë këtë luftë të gjatë.

Aktualisht çdo ngjarje e re, grup apo model i ri, është trajtuar sikur të ishte një fenomen i izoluar, dhe jo pjesë e një lufte të madhe me një histori të gjatë dhe rrënjë të thella në modele që janë 1400 vite të vjetra. Ekziston një pasion për ngushtimin dhe lokalizimin e veprimeve. Fokusi fillestar ishte Al-Kaeda. Më pas talebanët. Tashmë është Shteti Islamik. Dhe ka filluar të jetë Boko Harami.

Për sa kohë që elitat, e trajtojnë çdo shpërthim të ri si një fenomen, që qëndron më vete, ata mund të shmangin të pranojnë se kjo është një lëvizje globale në mbarë botën që është e decentralizuar, por e jo e çrregullt. Ka lidhjet midis celulave xhihasiste të Mineapolisit dhe Mogadishos; mes Londrës, Parisit dhe Shtetit Islamik. Al-Kaeda ekziston në shumë forma dhe nën shumë emra.

Ne po përballemi me rekrutimin në mbarë botën përmes internetit, me islamikët që kanë mbërritur edhe tek njerëz që kurrë nuk do ta kishin imagjinuar, se ishin të prekshëm nga ky lloj apeli. Ne kemi refuzuar të zbatojmë njohuritë dhe mësimet e historisë, por armiqtë tanë kanë qenë shumë të gatshëm për të studiuar, mësuar dhe menduar sërish si dhe evoluar. Xhihadistët kulturorë, kanë mësuar gjuhën dhe parimet tona – lirinë e fjalës, fesë, tolerancës – dhe ata i zbatojnë për të na mposhtur pa besuar vetë në to.

Ne luajmë verbërisht lojën e tyre, sipas kushteve të tyre, dhe madje as nuk mendojmë sesa absurde është për njerëzit që nuk pranojnë asnjë kishë, sinagogë apo tempull në zemrën e tyre, për të ardhur në shoqërinë tonë dhe përcaktuar ndjeshmërinë multikulturore tërësisht në favor të tyre, vetëm që ne të mos kritikojmë idetë e tyre. Elitat tona, kanë qenë moralisht dhe intelektualisht të ç’armatosura nga mungesa e vullnetit të tyre, për të parë si historinë e menjëhershme të 35 viteve të para të luftës globale me islamikët radikalë, ashtu edhe kqyrjen më thellë tek rrënjët e ideologjisë dhe sistemit ushtarako-politik që tërheq armiqtë tanë, si udhëzues të tyre për kryerjen e një luftë fizike dhe kulturore kundër nesh.

Një nga kërcënimet e mëdha ndaj pavarësisë amerikane, është rritja e qëndrueshme e parave të huaja, që derdhen në sistemet tona intelektuale dhe politike, për të influencuar tmendimin tonë dhe kufizuar mundësitë tona për veprim.

Kongresi, duhet të miratojë ligje të reja për të mbrojtur Shtetet e Bashkuara, nga lloji i ndikimeve të huaja të cilat janë në rritje në madhësi dhe çiltersi. Sun Tzu, në librin e tij “Arti i Luftës”, e shkruar 500 vjet para Krishtit, paralajmëroi se e “gjithë lufta është e bazuar tek mashtrimi”. Ne jemi aktualisht në një periudhë, ku armiqtë tanë janë duke na mashtruar dhe elitat tona në mënyrë aktive, po gënjejnë vetveten dhe ne. Mashtrimi dhe pandershmëria e elitave tona, nuk është aksidentale apo pasojë e mosinformimit. Përkundrazi, është e qëllimshme dhe me paramendim.
Fluksi i parave dhe ndikimi i huaj, është një pjesë e rëndësishme këtij modeli mashtrues. Ne duhet të përcaktojmë qartë armiqtë tanë, para se të mund të fillojmë të zhvillojmë strategji për t’i mundur ata. Kemi humbur 35 vjet, qëkurse filloi kjo luftë. Ne jemi të dobët dhe armiqtë tanë janë më të fortë. Kongresi ka për detyrë të ndjekë të vërtetën, dhe mendojë përmes strategjive të nevojshme dhe strukturat që do të nevojiten për t’i zbatuar këto strategji.

* Shënim: Kongresmeni Newt Gingrich ka qenë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në vitet 1995- 1999 dhe një kandidat për president në fushatën presidenciale brenda republikanëve në vitin 2008.

Leave a Reply

Back to top button