Psikologji

Po fole mbrapa krahëve të mi, aty do të mbetesh gjithmonë

Në jetë, gjithmonë do të takohemi me dikë që dëshiron të na godasë nga prapa shpine: disa njerëz do të na lëndojnë shumë më tepër se të tjerët, duke tradhtuar besimin tonë dhe pritjet që kishim për ta. Sidoqoftë, dhurata më e madhe që mund të bëni është t’i mbani këta persona larg jetës tuaj të përditshme dhe t’i lini ata pikërisht aty ku duhet të jenë: pas jush.

Ka njerëz, qëllimi i vetëm i të cilëve në jetë duket se është t’i vendosë të tjerët në një dritë të keqe, veçanërisht ata që shkëlqejnë me dritën e tyre. Pavarësisht nëse është zilia apo faji, këta individë gjithmonë do të tentojnë të dëmtojnë jetën e të tjerëve. Të vetëdijshëm për këtë, mbajeni kokën lart dhe jini superiorë.

Shumë shpesh, baza e sjelljes së atyre që flasin prapa krahëve është zilia dhe zhgënjimi. Gjëja më e keqe është kur njerëzit që mendonit se ishin miq e bëjnë këtë. Zbulimi nuk do ju dëmtojë aspak, nëse bëheni të vetëdijshëm për faktin se jeta juaj do të jetë e lirë nga ata që nuk e vlerësojnë atë.

Sjellja e këtyre njerëzve shpesh tregon dobësi dhe mediokritet që ekspozohet saktësisht përmes të folurit keq dhe përhapjes së helmit në jetën e të tjerëve. E vërteta është se ata që veprojnë pas krahëve të të tjerëve do të qëndrojnë gjithmonë aty ku duhet të jenë, një hap prapa nga ata që veprojnë nën dritën e diellit.

Dhurata më e madhe që mund t’i jepni vetes është të jetoni jetën që keni ëndërruar gjithmonë, të formuar nga lumturia dhe kënaqësia. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të mbani larg njerëzit që mbartin vetëm negativitet.

Lënia e këtyre njerëzve pas është mënyra më e mirë për të mos u mbërthyer në situata të këqia, që prishin qetësinë e zemrës dhe paqen. Lini ligësinë pas jush, ky është i vetmi vend ku duhet të jetë. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button