Psikologji

Po kërkon rrugën tënde? Mjaft bëre pyetje

Shumë nuk e dinë që sa herë që bëni pyetje rreth vetes, i bëni në vendin e gabuar. “Pse po e bëj këtë? Pse veprova kështu? A është e drejtë apo e gabuar? A ishte e mirë apo jo? Si duhet të jem unë?”: Kur ju bëni këto pyetje, truri hyn në një gjendje energjie “moçalore”, ku nuk ka zgjidhje. Zgjidhjet aktivizohen në një gjendje tjetër të trurit, krejt të ndryshme. Personi që bën pyetjet nuk është i njëjti me personin që përgjigjet: njëri është në sipërfaqe, tjetri është thellë. Pra, pyetjet janë shpesh të padobishme, humbje kohe të mendjes.

Si është gjendja e trurit që ka zgjidhjet? Si është bërthama juaj, ajo që e di se çfarë bën për ty?

Shpirti është misterioz

Së pari, nuk është e bërë nga mendime. Kinezët për të përmendur mendimin përdorin fjalën “refleksion”. Reflektimi nuk është të jesh. Kjo është arsyeja pse mendimi nuk është kurrë origjinal, por derivativ. Është një pasqyrë. Po bota e brendshme? Ne dimë pak për këtë, por një gjë që dimë me siguri: ajo është sekret. “Sekret” do të thotë e fshehur, pasi rrënjët janë të fshehura nën tokë: shpirti jeton në mister. Urimi më i mirë që mund t’i bëhet dikujt është që të ketë një jetë misterioze të panjohur, sekrete: këto janë tre emërtimet e shpirtit. “Anima” vjen nga “anemos”, që do të thotë marr frymë. Nuk është i dukshëm. Dhe si mund të mësosh të jetosh në harmoni me një qendër të padukshme? Shikoni fëmijët: tek ta nuk ka prapamendime. A ka  dhimbje? E përjetoj tani. Dhe tani mbaron. Nuk ka zgjatje. Nuk ka përgatitje për atë që do të vijë. Nuk ka të ardhme. Nuk ka “nesër” ose “dje”. Kjo është gjendja e brendshme ku bërthama mund të shprehet vetë. Por nëse bërthama jote është sekrete, kush je ti? Ju keni shumë gjëra, por nuk jeni ajo që mendoni se jeni: ju jeni sekret. Pra, nëse dëshiron të gjesh rrugën tënde, ngrihu në mëngjes dhe përpiqu të thuash: “Nuk e di, nuk e di kush jam dhe nuk e di ku të shkoj, nuk kam marrë vendim. Por jam këtu tani”. Dhe pastaj vishuni dhe bëni jetën tuaj.

Kështu do të bëheni të heshtur, ashtu si shpirti është i heshtur dhe i zgjidh gjërat në qetësi. Kurrë me fjalë. Psikanalistët e mëdhenj nuk merren me atë që të ka ndodhur. Nuk ka fare rëndësi e kaluara. Ajo që ka rëndësi është ajo që të karakterizon. Trëndafili është trëndafil, dhe bën trëndafilin. Vjen era? Vjen rrufeja? Por trëndafili është trëndafil! Nëse je keq, është sepse nuk bën trëndafilin “tënd”.

Bërthama nuk bën pyetje

Këto janë rregullat e shpirtit: mos fol për ty; mos u përpiq të përmirësohesh; mos e sforco. Deri sa të arrini atë gjendje të brendshme, ku të ndërhyni sa më pak që të jetë e mundur. Ju nuk keni asgjë për të thënë për veten tuaj. Gjërat janë ashtu si janë. Atëherë bërthama juaj vepron, dhe nuk gabon kurrë. Cili është armiku? Automatizmi! Të përsëritësh standartin si një robot.

Leave a Reply

Back to top button