Horizonti.al

Po sikur Fenikasit të kenë mbërritur në Amerikë, mijëra vite para Kolombit?

Sipas legjendave, fenikasit arritën në Britani, lundruan përreth pjesës jugore të Afrikës dhe arritën në Botën e Re, mijëra vite përpara Kolombit. Aventurieri britanik Phillip Beale, u nis të zbulojë nëse këto udhëtime eksploruese ishin të mundur me mjetet e lashta fenikase të lundrimit. Ai pagoi arkeologë dhe ndërtues anijesh që të projektonin dhe ndërtonin Fenisian, një anije 50 tonëshe e krijuar sipas modelit të një anije të tillë fenikase, që u gjet në fund të Mesdheut. Ai dhe ekuipazhi i tij u nisën nga ishulli Aruard në brigjet e SIrisë. Ata kaluan përmes Kanalit të Suezit drejt Detit të Kuq, lundruan më pas poshtë bregut lindor të Afrikës, dhe përreth Kepit të Shpresës së Mirë. Pasi lundruan lart përgjatë bregut perëndimor, hynë në Ngushticën e Gjibraltarit dhe u rikthyen në Siri. Ekspedita gjashtë mujore pati një kosto prej 250 mijë stërlinash, mbuloi 200 000 miljedhe vërtetoi se Fenikasit mund të kishin ardhur rrotull Afrikës 2000 vite përpara Bartolomeu Diasit në vitin 1488./bota.al

Leave a Reply

Back to top button