Analiza

Po sikur të ketë të drejtë Luttwak?

“Foley? E ka kërkuar vetë, njëlloj si Giuliana Sgrenna (gazetare e majtë). Vetëquhen reporterë lufte dhe pastaj bien në telashe. Shtetet e Bashkuara dhe Europa gënjejnë veten se ekziston një islam i moderuar: në këtë botë komandon ai që vret”

Politologu i njohur amerikan: “Asnjë ushtar amerikan nuk duhej të binte për të shpëtuar Foleyn: kjo nuk është gazetari, por protagonizëm” “Katari? Duhet zhdukur nga skena, është një mbretëri perverse.” “Në Itali keni profesorë dhe një kryebashkiak (i majtë) si De Magistris të gatshëm që të mbrojnë terroristët e Hamasit, jo kristianët”…

luttwak“Foley? Nëqoftëse mendoj se kemi rrezikuar jetën e ushtarëve tanë për të tentuar që ta shpëtojmë, xhindosem me veten. Ky më parë ka shkuar pë luajtur korrespondentin e luftës në Libi dhe është kapur. Pastaj ka shkuar për të kërkuar belanë në Siri”. Sapo i përmend emrin e reporterit që i është prerë koka nga kokëprerësit e ISIS-it, Profesori Edward Luttwak reagon me një ashpërsi të paparë. “Është si Giuliana Sgrena e juaj, – zbërthehet Luttwak në këtë intervistë për “Il Giornale”. – Vetëquhen reporterë lufte dhe pastaj bien në telashe. Rezultati? Ju europianët paguani shumë të mëdha në formë gjobe për t’i liruar dhe ne amerikanët rrezikojmë jetën e ushtarëve për t’i sjellë në shtëpi”.
Thoni se “askush nuk duhet të lihet prapa”…
«Askush që vesh uniformën dhe shkon në mision për qeverinë».
Domethënë sipas jush e ka kërkuar vetë?
«Totalisht….. Ajo e tija, njëlloj si ajo e Sgrena-s tuaj, nuk është gazetari, por protagonizëm. Ai Sgrena dhe shumë të tjerë nuk rrëfejnë atë që ndodh, ndihmojnë një palë në lojë. Në rastin e tij të ashtuquajturitan popullin sirian. Në rastin e Sgrena-s ata që luftonin kundër Italisë. E cila më pas ka paguar për ta ripasur të gjallë. Kjo përveçse është e rrezikshme për atë që praktikon, gjeneron dizinformacion. Duke u identifikuar me atë që vuan, sipas thënieve të tyre, prodhojnë rrëfime emotive të destinuara jo që të informojnë, por që të përfshijnë publikun.
Pas prerjes së kokës të Foleyt, Obama dhe qeveritë europiane kanë kuptuar rrezikshmërinë e Shtetit Islamik…
«Nuk është tamam kështu. Ajo video është një pretekst. Del dhe shtihen se reagojnë ndaj videos, jo ndaj një realiteti që e njohin mirë, por ndaj të cilit preferojnë që të heshtin. Islamikët luftojnë nga Filipinet në Tajlandë, nga India në Pakistan, nga Afganistani në Gaza, nga Iraku në Nigeri dhe në Mali. Megjithatë, Obama dhe krerët e qeverive europiane përsërisin se islami është një fe paqeje».
Çfarë duhet të bëjnë, të ndalojnë islamin?
«Obama, Cameron dhe të tjerët sforcohen të besojnë ndaj një grushti predikuesish me xhaketë dhe kollare, gjithmonë të gatshëm që të mbështesin dialogun ndërfetar dhe të shtrëngojnë duart me priftërinj dhe me rabinë. Por në botën islamike diktojnë ligjin luftëtarët. Nëqoftëse jo, atëhere pse të rinjtë do ta braktisnin Europën për të luftuar me Shtetin Islamik? Islami i predikuesve të sjellshëm e të dashur është një montaturë. Qeveritë tuaja janë si Liza në botën e çudirave. Përpiqen të besojnë se duke e përsëritur një gënjeshtër tri herë në ditë, ajo të bëhet realitet».
Por videoja i ka kthyer tek realiteti…
«ISIS-i ka përdhosur qindra kisha dhe ka masakruar jazidët, por askush nuk ka lëvizur qoftë edhe një gisht. Pastaj ka ardhur videoja dhe të gjithë janë habitur».
Domethënë duhet kthyer në Irak?
«Bërja e luftës të shërben vetëm nëqoftëse mund ta fitosh. Në Gjermani në vitin 1945 ia vlente barra qiranë. Atje nëqoftëse një njeri i thurte lavde nazizmit, i fusje një plumb kokës. Në Irak nuk mund ta bësh një gjë të tillë, sepse nga Birmingham deri në Indonezi duhet të bësh llogaritë me mijëra imamë, të gatshëm që të shpallin luftë të shenjtë sapo e prek një mysliman. Në Itali keni deri profesorë të gatshëm që të mbrojnë terroristët e Hamasit. Në Napoli keni një kryebashkiak (të majtë, shënimi im.) totalisht të paaftë që të zgjidhë problemet e qytetit, por të gatshëm që të mobilizohet për Gazan. Ku janë kur vriten kristianët e Mosulit apo përdhunohen gratë e tyre?».
Dëgjoni…
«Mos ndrysho diskutim! Përgjigjuni ju të paktën. Sa demonstrime keni pasur në Itali për kristianët e Mosulit?».
Do të thoja asnjë…
«Saktësisht. Ky është demonstrimi. Gënjeshtra e madhe e islamit si besim fetar paqeje dominon skenën. Për këtë duhet të presësh një video që të mund të dënosh Kalifatin e ri. Megjithatë, nga pikëpamja islamike, gjithçka që bën Kalifati është jashtëzakonisht legale. Vrasja e të pafeve është absolutisht legjitime. Dhe Profeti Muhamed ka qenë i pari që e ka bërë».
Papa ka thënë…
«Papa ka bërë dy deklarime prej 18 fjalësh gjithsej… Për të reaguar ndaj islamit real, jo ndaj atij të salloneve europiane, duhet shikuar drejt e në sy realiteti, përndryshe është krejtësisht e kotë».
Por ndërkohë financuesit e ISIS-it janë në Arabi Saudite, Katar e Kuvajt… Janë aleatë tuaj.
«Sauditët kanë pushuar së mbështeturi vrasësit islamike. Paratë u shkojnë nga privatë dhe dalin në të zezë. Lidhur me Katarin, keni absolutisht të drejtë. Duhet eliminuar nga skena, është një mbretëri perverse».
ISIS-i i kishte prapavijat e tij në Turqi, një vend i NATO-s…
«Turqia e sotme është ajo e një Erdogani të kapur duke vjedhur, por që është zgjedhur si president falë diskutimeve islamiste. Islami e ka kapur vendin dhe e ka çuar në veshjen origjinale të tij».
Renzi u premton armë kurdëve. Do të shërbejë një gjë e tillë?
«Falë kurdëve, do të copëzojmë Turqinë».
Italia ka përfituar 100 mijë refugjatë afrikanë dhe islamikë. Si e shikoni?
«Tek ne kush hyn nga Meksika quhet Jose Martinez, është kristian dhe ëndërron që të bëhet Joe Martin, amerikan. Tek ju vjen një Ahmed që dëshiron ta mbajë gruan të mbuluar dhe fëmijët injorantë. Indulgjenca sentimentale e juve italianëve është e pabesueshme. Habitem me vete sesi nuk ju përzënë nga Traktati Schengen për mungesë mbrojtje të kufijve tuaj!!!».
Përgatiti për bota.al:
ARMIN TIRANA

Leave a Reply

Back to top button