Horizonti.al

Pol Poti, i vetmi personazh historik, që ka kryer gjenocid në vendin e tij

Personazhet më të ligj dhe shumë brutalë për librat e historisë

Screen Shot 2015-12-06 at 9.41.23 AM

Pol Pot shërbeu si kryeministër i Kamboxhias në vitet 1976-1979. Qëllimi i tij ishte që të shkatërronte tërësisht Kamboxhian, dhe më vonë ta kthente atë në një “epokë të re”. Pol Poti është i njohur si i vetmi njeri në histori, që urdhëroi një gjenocid kundër vendit të tij. Plani i tij ishte të ndalonte fenë budiste, pronën dhe paratë.

Ai i ndau familjet, dhe i detyroi njerëzish të kryejnë punë skllavëruese. Shumë prej tyre vdiqën nga kequshqyerja, kujdesi i tmerrshëm mjekësor, ekzekutimet dhe uria. Mijëra të tjera u varën dhe vdiqën nga sëmundjet. Gjatë sezonit të shirave, Pol Poti do të detyronte gratë shtatzëna, fëmijët, dhe të moshuarit të punonin në kanalet me ujë, ku ky i fundit mbërrinte deri në qafë; dhe nëse ata nuk arrinin të punonin ekzekutoheshin.

Nëse s’mund të punonin për shkak të ndonjë sëmundjeje, ose thjesht nuk ishin të aftë fizikisht, ata nuk do të ushqeheshin ose vriteshin menjëherë. Në rast se një civil bënte një gabim në punën e tij, do të rrihej për vdekje apo qëllohej. Kamboxhianët nuk kishte të drejtë të hanin nën sundimin e  Pol Potit. Nëse njerëzit kapeshin duke ngrënë, kur nuk ishin të lejuar ta bënin këtë, ata do të varroseshin të gjallë.

Pol Poti i urrente vietnamezët, dhe kishte për qëllim të vriste çdonjërin prej tyre që mund të kapte. Nëse ju nuk ishin vietnamezë, por dukeshit si i tillë, do të vriteshit.  Të burgosurit në Kamboxhia, detyroheshin të pinin urinë, dhe rriheshin me çekiç dhe sëpata. Pol Pot ruante kafkat e disa prej njerëzve që ai kishte ekzekutuar. Ai vrau gati 3 milionë njerëz nga populli i tij. Nëse më pyesni, Pol Poti është gjëja më e afërt me Stalinin. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button