Analiza

Politika e jashtme nuk është një episod i “CSI”*

JOHN BOLTON
Foreign Policy Is Not a ‘CSI’ EpisodeReagimi i Presidentit Obama ndaj sulmit të 17 korrikut kundër Malaysian Airlines F17 ka ndjekur një model të njohur. Duke parë çështjet ndërkombëtare përmes një prizmi kufizues procedurash ligjore dhe frenimesh, Obama po e trajton këtë akt terrorist si diçka të ngjashme me hetimin policor të një vrasjeje.
Obama ka bërë thirrje për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtarë në vendin e rrëzimit, në vend që të vërë theksin në mësimet jetikë strategjikë që mund të nxirren prej këtij episodi të tmerrshëm. Ai paralajmëroi të premten dhe sërish të hënën për hapa të paspecifikuar që do të ndërmerreshin – padyshim pasi të përfundojë me qasjen e drejtësisë kriminale – por thirrjet e tij të paqarta “për sanksione” janë shumë të njohura. Me këtë president, vijat e kuqe në fund janë të gënjeshtërta, ndëshkimi nuk materializohet asnjëherë, dhe plogështia e mosinteresimi i Amerikës arrin nivele surrealë.
Tani në Europë po përplasen fuqi tektonike dhe forca politike – dhe jo legalizma. Vladimir Putini, ndonëse është avokat ashtu si presidenti i SHBA, e kupton këtë. Obama jo. Nënshtrimi i rolit parësor, ekzistencial politik të një presidenti tek thjeshtë disa thirrje për prova dhe hetime dëmton aftësinë e Amerikës për të mbrojtur interesat e saj jetikë. Dhe orë pas ore, vonesa shteron gatishmërinë e Europës për të bërë dicka më shumë se sa përdredhja e duarve.
Për pjesën më të madhe të dy dekadave të fundit, rusofilët thoshin se Moska ishte më në fund gati t’i bashkohej Perëndimit, por vendosmëria e hekurt e Putinit për të rivensosur hegjemoninë ruse brenda ish Bashkimit Sovjetik ka provuar vazhdimisht të kundërtën. Për një president amerikan, qartësimi i pasojave të gjera politike të kësaj ludtënxitje nga ana e rusëve dhe mobilizimi i aleatëve tanë në NATO duhet të jetë shumë më i rëndësishëm, se sa verifikimi i detajeve, si për shembull cili bateri e lëshoi raketën vdekjeprurëse, nga ku dhe me dorën e kujt.
Realiteti strategjik është se rebelimi në konfliktin e Ukrainës lindore po kryhet me urdhëra dhe orientime nga Rusia si dhe me ndihmë materiale prej saj. Natyrisht, Putini luan me simpatitë proruse të popullsisë lokale, por operativët kryesorë, ashtu si dhe në aneksimin e Krimesë, janë ose rusë, ose nënshtetas ukrainas nën komandën dhe kontrollin e Rusisë.
Ukraina është çmimi i madh mes ish republikave sovjetike, dhe Putini vuajti një goditje domethënëse dimrin që kaloi, kur ukrainasit rrëzuan qeverinë e Janukoviçit. Katastrofa e MH17 është një tjetër goditje e fortë – ose të paktën duhej të kish qenë. Por Putini ka luajtur me mjeshtëri përballë një aleance perëndimore që nga mbetur pa timon, për shkak të lidershipit të pavendosur nga Shtëpia e Bardhë.
Kërkohet veprim i menjëhershëm dhe kohëgjatë nga SHBA dhe aleatët e saj. Perëndimi duhet t’i kundërvihet politikës së madhe agresive të Moskës, e cila shtrihet përtej Ukrainës. Si reagim ndaj rrëzimit të MH17, shumëkush ka sugjeruar shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë dhe rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën nga SHBA dhe Europa. Këto janë masa të ndjeshme, por ato duhen bërë pjesë e një vizioni më të madh strategjik. Duke parë hapësirën e ngushtë të vëmendjes që Obama gëzon në arenën ndërkombëtare, edhe reagimet e fortë taktikë në fillim do të zhdukeshin shumë shpejt.
Strategjia e madhe duhet të ngrihet mbi faktin që Rusia ka marrë një pozicion kundërshtar ndaj Perëndimit. Ne jo vetëm duhet ta ndihmojmë Ukrainën ushtarakisht, por duhet të rinovojmë propozimin e presidentit BUsh në vitin 2008 për të vendosur Ukrainën dhe Gjeorgjinë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO. Nd uhet të rikthejmë projektin e mbrojtjes raketore në Poloni dhe Republikën Ceke, të cilin Obama u tregua jo i mençur kur e grisi sapo erdhi në zyrë. Presidenti duhet të heqë dorë nga politika e “Rifillimit” me Rusinë, të cilën e vazhdon dhe tani dhe ne duhet të rrisim gatishmërinë tonë bërthamore.
Sa për reagimet ekonomikë, sanksionet duhet të jenë të ashpër dhe efektivë. Duhen braktisur teoritë e përshkallëzimit gradual, që hartohen në salla universitetesh dhe duhet shaktuar dhimbje reale. Një vend i mirë për t’ia nisur është të ndalohet aksesi i institucioneve rusë në tregjet financiarë perëndimorë. Dhe ne mund të çlirojmë zhvillimin e rezervave energjetike në Afrikën Veriore, duke i ofruar kështu Europës një alternativë strategjike ndaj hidrokarbureve të Rusisë.
A do të binte dakord Europa me hapa të tillë? Duke parë që lidershipi i SHBA ka qenë i paefektshëm kohët e fundit, ne nuk do ta dimë përgjigjen “e vërtetë” të EUropës, deri kur aleatët të kenë parë veprim të vendosur nga Amerika. Europa Lindore dhe Qendrore me shumë gjasa do të përgjigjeshin pozitivisht, duke ushtruar presion mbi kryeqytetet e Bashkimit Europian, që janë më hezitues. Mbi të gjithë, Kancelarja Merkel nuk pritet të dalë para Obamës në lëvizjet kundër Putinit.
Ka hsumë për të bërë, dhe koha po rrëshket. Ky kuadër strategjik që duhet të ndërtojmë, i ka pasojat përtej Europës. Pekini po sheh me vëmendje se si sillet Uashingtoni me Moskën. Ajo që udhëheqësit e Kinës kanë parë deri sot, thjeshtë ushqen aspiratat e tyre agresive në Detin e Jugut dhe Lindjes së Kinës, si dhe përgjatë kufijve të saj tokësorë. Fqinjët e afërt të Kinës e rrokin shumë mirë këtë që po ndodh.
Megjithatë, nuk është vetëm Europa dhe Azia që kanë nevojë për lidershipin e SHBA. Për të ka nevojë dhe Amerika vetë, për hir të sigurisë së saj. Provat e ditëve të fundit tregojnë se ky lidership nuk është i gatshëm. /Bolton është autor i “Dorëzimi nuk është opsion: Mbrojtja e Amerikës në OKB dhe jashtë vendit”/

*CSI – Crime Scene Investigation (serial televiziv amerikan me vrasje dhe detektive)
Përshtatur në shqip nga bota.al

Leave a Reply

Back to top button