Covid19

Polonia vendos të lehtësojë masat ndaj COVID 19, çfarë pritet të ndodhë me shkollat

Polonia po mendon të heqë bllokimin ndaj koronavirusit, duke vendosur fillimisht të apë hapësirat e gjelbërta.

Sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti John Hopkins, Polonia deri më tani ka regjistruar 7,582 raste të koronavirusit me 286 vdekje.

Kryeministri i Polonisë pritet të njoftojë të enjten detaje të planit të qeverisë për lehtësimin e kufizimeve të vendosura për të frenuar përhapjen e virusit.

“Vendimet përfundimtare do të merren sot. Unë mendoj se së pari, duke filluar nga e hëna, ne mund të presim hapjen e pyjeve, zonave të gjelbërta, “tha Ministri i Pasurive të Shtetit Jacek Sasin të premten për radio privat RMF. Polonia gjithashtu do të rishikojë rregullat mbi numrin e klientëve të lejuar në dyqane në një kohë, shtoi ai, por nuk tha kur do të hyjnë në fuqi. Sasin gjithashtu tha se është shumë herët të flasim për rihapjen e shkollave.

Ky qëndrim, vjen pasi protestuesit në Poloni kundërshtuan bllokimin e koronavirusit./bota.al/

Leave a Reply

Back to top button