Horizonti.al

Pompei; katastrofa e Vezuvit

Gjithçka nisi mëngjesin e 24 gushtit me reshje pluhuri dhe hiri të shoqëruara me lëkundje tërmetesh të lehta. Në ato momente banorët e Pompeit patën kohë të dilnin nga banesat dhe për të shkuar në breg. Të tjerë menduan se Vezuvi do të pushonte dhe mbetën në qytet për të mbrojtur pasuritë. Pak më vonë shpërtheu krateri; një valë shpërthimi që përshkroi 30 km. Në orët e para të datës 25 gusht shumë pompeianë kishin mbetur ende në qytet pa ditur ç’të bënin. Më në fund në orën 7:30 të mëngjesit pati një shpërthim të madh që aktivizoi një re piroklastike gazesh mbytëse që përfshiu gjithë qytetin, duke vrarë edhe ata që ishin fshehur në banesat e veta. Riprodhimi i modeleve në allçi të mbetjeve të viktimave ka shërbyer për të krijuar ato skena tmerri të momenteve të fundit të banorëve. Vezuvi është i njohur për shpërthimin e vitit 79, por ai ka patur edhe 36 herë shpërthime të tjera. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button