Histori

Popujt që erdhën nga deti

Popujt e gjelbërimit të madh. I quanin kështu sepse vinin nga deti. Duke mbjellë terror mes egjiptianëve, hitejve, mikenasve dhe popujve të tjerë të Mesdheut. Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre?

popujt deti 3Siç tregojnë egjiptianët, ata u kthyen në shekullin XII para Krishtit. Ishin shumë njerëz të armatosur me qëllime ndër më të këqiat, që përparonin nga lindja drejt deltës së Nilit duke lëvizur në tokë e në det: të parët në këmbë apo në karroca të tërhequra nga buaj, të shoqëruar nga familjet e tyre; të dytët mbi anije të ngjashme me gondola të mëdha, me një pemë të vetme, pa rrema e pa timon. Mes tyre, të njohur prej përkrenareve me bri, të tmerrshmit Sherden. E megjithatë, pavarësisht pabarazisë së forcave, egjiptianët arritën të dëbojnë pushtuesit në një betejë epike në det. Ramsesi III u krenua gjatë dhe për t’u siguruar që askush nuk do të harronte këtë fitore të madhe të tij kërkoi të ndërtohet pranë Tebës tempullin e Medinet Habu. Më pas e mbuloi me relievë dhe mbishkrime që kujtojnë edhe sot fitoren e tij mbi ata popuj: për këtë arsye e dimë që kundër tij luftuan Pelesët, Tjekerët, Shekeleshët, Danunanët dhe Uesheshët, përveç Sherdenëve të përmendur tashmë.

Lundërtarë

Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtëra të lundrimit, me origjinë nga lindja apo nga perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. “Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit”, shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. “Në këta dokumenta përdoren terma shumë gjenerikë: “i gjelbër” për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë Popujt e Detit”.

Të pakontrollueshëm

Duke parë këta burime, mund t’u japim atyre një emër, por pastaj nuk është e lehtë të identifikohen me popujt që njihen historikisht: disa studiues thonë se Shekeleshët ishin banorët e lashtë të Siçilisë, Turshat ishin etruskët, Pelesët ishin Filistejtë e Palestinës, Lukkat ishin banorët e Licias (një rajon në bregun lindor të Turqisë së sotme), Sherdenët ishin sardët. Aqajvasha kishin qenë në fakt akejtë (grekët e lashtë të Peloponezit) dhe Tjekerët e Teukrët (trojanët e luftës së famshme). Banorët e Egjiptit të lashtë duket se i njihnin mirë: në fakt duket se që 3600 vjet më parë këta njerëz ishin të përhapur në të gjithë basenin e Mesdheut lindor, duke lidhur aleanca provizore, duke tradhëtuar popuj armiq dhe duke shkatërruar qytete të tërë. As një shekull para përplasjes me Ramses III, disa popuj të deteve ishin ndarë mes egjiptianëve dhe itejve në betejën e Kadeshit: Sherdenët mbronin faraonin Ramses II nga Lukkat, të vendosur në kampin kundërshtar. Por 50 vjet më vonë ata u bashkuan sërish, gjurmë e lënë kjo në një mbishkrim të birit të Ramses II: faraoni Merenptah kujton fitoren e tij mbi një tjetër valë pushtuesish aqajvasha, tursha, lukka, sherden dhe shekelesh. 6000 kufoma armiqsh dhe 9000 të burgosur duket nëj vlerësim i tepruar, por modestia nuk ishte tipar faraonësh: e tregoi edhe Ramses III, që duket se në tempullin e Medinet Habu ka vendosur në një betejë arritjet e njëzetë vite luftëra.

“Përshkrimet e egjiptianëve nuk mund të merren gjithmonë për potësisht të vërtetë”, shpejgon Lafranchi. “Shpesh herë popujt e përmendur konsideroheshin të nënshtruar edhe nëse beteja përfundonte barazim”. Që popujt e gjelbërimit të madh ishin këmbëngulës kjo gjë kuptohet nga konsiderata që gëzonin: në shekullin XII para Krishtit, mbreti i itejve Suppiluliuma II i shkruante Ammurapit, mbret i Ugaritëve që të bënte kujdes nga “Shikalajiuët që jetonin në varka”. Sikur nuk kish thënë gjë: pak më vonë dokumentat e itejve përmendin rënien e qytetit të lashtë sirian.

Bombë atomike

Faji është i popujve të aadhur nga deti, sipas Leonardo Melis, autor i një libri të diskutueshëm mbi origjinën e këtyre popujve. “Një pushtim i madh i popujve të detit në vitin 1200 para Krishtit eleminoi nga historia dhe nga gjeografia perandorinë e itejve, Trojën, Ugaritët, Xherikon në Jordani, Sidonin, Biblon dhe Tiron (të gjithë në brigjet e Libanit të sotëm) dhe shumë qytete të gadishullit grek dhe të Egjeut, duke shkatërruar dhe mbretërinë mikenase”.

Egjipti, sipas studiuesit, rrezikoi shumë por shpëtpoi falë ndërhyrjes diplomatike të Sherdenëve që formonin gardën personale të Faraonit. Megjithatë, shumë historianë nuk mendojnë kështu: “Shkatërrimi i qyteteve të tërë, rënia e itejve, ridimensionimi i perandorisë faraonike: të mendosh që, sado të aftë, këta luftëtarë kishin aftësinë e një bombe atomike është e papranueshme”, thotë Raimondo Zucca, docent i historisë dhe arkeologjisë në Mesdheun e lashtë në Universitetin e Sassarit. “Popullimi i tepruar, shfrytëzimi mjedisor dhe një seri e gjatë përplasjesh dinastike, si ajo e Qadeshit, mund të ketë sjellë rënien e këtyre perandorive të mëdha”, shton Lafranchi. Por edhe pse nuk provokuan vetë rënien e perandorive lindore, është e pamohueshme që popujt e deteve morën pjesë në të paktën disa prej atyre konflikteve që duke nisur nga shekulli XIII para Krishtit i dhanë goditjen finale fuqive lindore.

Biblikë

Mes armiqve të tij, Ramses III kujton edhe Pelesët. “Sot ky popull identifikohet me filistejtë për të cilët flet Bibla, të përmendur si të këqinj, mercenarë dhe tregtarë”, vazhdon Lafranchi. “Gërmimet arkeologjikë kanë treguar që në shekullin XIV para Krishtit mbërritën në shtetin e sotëm të Izraelit disa njerëz që vinin prej Kretës dhe Greqisë. Ideja është që ata ishin luftëtarë të cilëve u ishin dhënë toka si shpërblim”. Filistejtë hodhën rrënjë, e bënë Izraelin tokën e tyre dhe hoqën dorë nga jeta si plaçkitës të deteve. Palestinezët e lashtë ishin megjithatë të huaj që kishin ardhur në Greqi për të pushtuar territoret hebreje. Ose të paktën kjo është ajo që përpiqen të thonë arkeologët izraelitë, të angazhuar për të provuar vërtetësinë e rrëfimit biblik sipas të cilit hebrenjtë u vendosën shumë më herët se sa palestinezët në Tokën e premtuar”.

Asonanca

Nuk patën kësi problemesh Sherdenët, që sipas disa studiuesve banuan në Sardenjë që nga shekulli XV para Krishtit. Përtej emrit të tyre, që kujton atë të banorëve të sotëm të ishullit, ka edhe një tjetër motiv për të cilin historianët mendojnë që Sherdenët ishin të vendosur në territorin sard: ushtarët e skalitur në tempullin e Medinet Habu janë shumë të ngjashëm me disa ikona të gjetura në Sardenjë”, shpjegon Zucca.

Për të kuptuar se nga cila anë e Mesdheut popujt e deteve nisën të lëvizin, studiuesit kanë prirjen të bazohen më shumë në emrat e tyre, duke i konfrontuar me atë të vendeve me një tingëllim të ngjashëm. Kështu Shekeleshët mund të jenë Sikulët por edhe banorë të qytetit të lashtë turk Sagalassos. Dhe disa nuk përjashtojnë që Sherdenët mund të kenë të bëjnë me Sardis, kryeqyteti i mbretërisë së Lidëve (gjithmonë në Turqi). As edhe burimet e shkruar, të interpretuar në mënyra të ndryshme, nuk ndihmojnë të zgjidhet problemi. “Egjiptianët tregojnë që në pushtimin e madh të 1200 para Krishtit popujt e detit vinin nga perëndimi”, këmbëngul Melis. “Por në perëndim ishin vendosur pasi kishin ardhur nga Lindja, më saktë nga qyteti mesopotamik i Ur, në vitin 2000 para Krishtit”. Sipas kësaj teoria, i bie që të jenë kthyer në territoret e dikurshëm, në vijim të ndonjë katastrofe mjedisore.

Të transformuar

Bazuar në po këta tekste, shumë historianë tregojnë në fakt vendin e origjinës të të gjithë popujve të deteve në zonën perëndimore të Anadollit. “Bëhet fjalë për shoqëri të zhvilluara të Turqisë perëndimore dhe të ishujve mikenas”, pohon Zucca. “Një shumë etnish të ndryshme, ndoshta lindore, që kishin kontakte të shpeshtë tregtarë me perëndimin. Dhe që në mijëvjeçarin I para Krishtit morën identitetin e popujve mesdhetarë që ne i njohim, si Filistejtë dhe Fenikasit”.

Por mund të jetë edhe që këta marinarë të jenë me origjinë nga perëndimi dhe më pas të kenë udhëtuar drejt lindjes, si klandestinë modernë, të tërhequr nga mirazhi i një pune të lehtë të ofruar nga perënditë e mëdha të lindjes. “Personalisht mendoj që mund të kenë ardhur nga ishujt e Mesdheut perëndimor, që në atë kohë ishte teatër i shkëmbimeve intensivë të mallrave dh eprsonave”, thotë Lafranchi. /Focus/

PERSHTATI: BOTA.AL

Leave a Reply

Back to top button