Enciklopedike

“Popullit tim”. Letra e famshme e Perandorit austriak, Franc Jozef

Dokumenta të lashta me ndikim të thellë në histori:

Screen Shot 2016-06-17 at 14.30.02

Në 29 korrik 1914, një manifest me titullin “Popullit tim”, u shpërnda gjerësisht në të gjithë Perandorinë Austro-Hungareze. I nënshkruar nga perandori Franc Jozef një ditë më herët, manifesti shpallte zyrtarisht një deklarate lufte ndaj Serbisë, duke sinjalizuar fillimin e Luftës së Parë Botërore. Në këtë dokument, perandori e portretizonte veten si një njeri të paqes, të detyruar të hyjë në  luftë nga “provokimet e pandërprera” nga ana e Mbretërisë së Serbisë, për të mbrojtur nderin dhe pozitën e monarkisë së tij.

Titulli “Popullit tim”, ishte i përbashkët për manifestet e luftës. Franc Jozef përdori shumësin “popujt” për të nënkuptuar se ditur se Perandoria Austro-Hungareze, qe ishte një perandori multietnike e përbërë nga dy monarki të barabarta, plus mbretërinë autonome të Kroaci-Sllavonisë. Brenda pak ditësh, dokumenti u përkthye në të gjitha gjuhët e perandorisë, dhe u shpërnda në formë pamfletesh dhe posterash propagandistike.

Ai u botua edhe në të gjithë gazetat. Dokumenti u cilësuaa si kulmi i Krizës së Korrikut. Pas vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinandit, shumë njerëz e kuptuan se lufta ndërmjet Serbisë dhe Austro-Hungarisë qe e pashmangshme. Kjo e fundit bëri një “përpjekje” për një pajtim të qetë, duke i lëshuar Serbisë një ultimatum që përmbante kushte të papranueshme, duke përfshirë pranimin e përfaqësuesve të qeverisë austro-hungareze në Serbi, praninë e policisë austro-hungareze në Serbi, dhe largimin nga qeveria serbe të të gjitha forcave ushtarake dhe vendosjen e administratorëve civilë të emëruar nga Austro-Hungaria. Mjafton të thuhet se lufta nuk shkoi siç kishte parashikuar Austro-Hungaria. Fundi i Luftës së Madhe solli rënien e Perandorisë Austro-Hungareze, dhe bashkë me të edhe të monarkisë Habsburgase. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button