Analiza

Portreti i një xhihadisti amerikan

Screen Shot 2015-04-08 at 09.05.57

Nga David Francis

Dy kushërinj nga Çikago, njëri prej të cilëve anëtar i Gardës Kombëtare të SHBA. Një veteran i Forcave Ajrore. Dy miq nga Kuinsi. Një i ri nga Minesota. Tre emigrantë nga Azia Qendrore. Këta njerëz në pamje të parë duket se kanë pak gjëra të përbashkëta, me përjashtim të njërit: Të gjithë dyshohet se janë kthyer kundër Shteteve të Bashkuara, duke komplotuar për të luftuar për Shtetin Islamik në tokën amerikane.

Dy ditë më parë në Nju Jork, u tha se Noelle Velentzas dhe Azi Sidikui, shoqe dhome të dikurshme dhe qytetare amerikane, do të jenë xhihadistet e arrestuara nga zbatimit i ligjit të SHBA. Ato akuzohen për planifikimin e një sulmi në maratonën e Bostonit, ndërsa Siddiquit në momentin e arrestimit, iu gjetën materiale për përgatitjen e bombave artizanale. Ato tani i bashkohen, një listë në rritje të amerikanëve apo emigrantëve, që jetojnë në SHBA, të arrestuar për komplot me Shtetin Islamik.

Departamenti i Drejtësisë, refuzoi të komentojë sesa arrestime janë kryer lidhur me këtë grup terrorist. Por Associated Press ka përmendur rastet e mbi 20 qytetarëve amerikanë, ose shtetasve të huaj që jetojnë në Amerikë, të cilët janë ndaluar për konspiracion me ISIS-in. Ekspertët thanë për “Foregn Policy” se në liri ndodhen shumë të dyshuar të tjerë- disa të vetëdijshëm mbi forcimin e ligjeve në këtë aspekt, ndërsa të tjerë që po veprojnë “nën radar”, duke bashkëpunuar me grupin terrorist.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë pësuar ndonjë sulm brenda vendit, si ato që përjetuan Kanadaja, Franca dhe Australia, nga duart e ekstremistëve që pretendojnë besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Por, sipas Xhon Horgan, Drejtor i Qendrës për Studime të Terrorizmit  dhe të Sigurisë në Universitetin e Masaçusets në Louell, është vetëm një çështje kohe para se tek xhihadistët aspirantë, të fitojë linja e tyre të përgjakshme. “Nuk kam dyshim se përfundimisht ata do të shfaqen”- thotë ai. Këto terroristë të rritur në SHBA ndajnë tipare të njëjta. “Çdo amerikan, që dëshiron t’i bashkohet një grupi terrorist është i  pakënaqur me jetën e tij, dhe kësisoj i përgjigjet poztivisht një ose më shumë formave të radikalizmit”- thotë Xhef Lanza, ish-agjent i FBI. Kjo pakënaqësi, është fara që ka potencial për t’u shndërruar në radikalizim.

Kthesa drejt një pamje më themelore të islamit, zakonisht fillon në adoleshencën e hershme apo tek të 20-tat. “Shumica janë në moshë të re, dhe nuk kanë një strategji të formësuar mirë për jetën e ardhshme’- shprehet Ari Kruglanski, një psikolog social në Universitetin e Merilendit. “”Ata s’kanë një karrierë dhe asnjë ndonjë grup të veçantë të planesh”- shton ai.  Ashtu si grupet e tjera në të shkuarën, duke përfshirë Baader-Meinhof në Gjermani apo Ushtrisë Republikane Irlandeze (IRA) në  Irlandë, Shteti Islamik ofron një mundësi për të aspiruar ndaj një misioni më të lartë. “Ka një eksitim të përbashkët, për të bërë diçka të  paligjshme, diçka të modë, diçka seksi. Ka një element të fshehur në sytë e tyre, ndjenja se ata janë në një komunitet i brendshëm”-tha Horgan. Pasi janë bërë një pjesë e këtij komuniteti, është detyrë e rekrutuesit të ISIS-it, që t’i nxisë ata të hidhen në veprim. Sipas prokurorëve, si Velentzas ashtu edhe Sidikui  qenë në kontakt me ekstremistët jashtë vendit. “Në një moment, rekrutuesi do të theksojë rëndësinë e të mos vepruarit shumë vonë, pra para se FBI të shqyejë derën e banesës”- thotë Horgan, duke shtuar se të dy gratë në Nju Jork, e pikasën se një prej agjentëve tanë të fshehtë, që po i hetonte ishte një polic. Shumë rekrutues e bëjnë këtë, duke u treguar rekrukëtev histori rreth muyslimanëve që vuajnë në duart e Shteteve të Bashkuara në mbarë botën, deklaron Kruglanski, dhe pastaj që kjo të kthehet nga një ndjeshmëri, në një vullnet për të vepruar.

Së fundmi, rekrutuesi duhet t’i bindë se vdekja e tyre, në rast të një sulmi vetëvrasës, apo mundësia e burgosjes, është e vlefshme si sakrificë. “Të gjithë rekrutët ndajnë idenë e përbashkët, që një jetë më e mirë i pret atje, se ka të tjerë që mund të ndajnë në këtë  fantazi”- tha Horgan. “Ju mund të bëheni brenda natës i famshëm, një hero”-shton Kruglanski. /“Foregn Policy”/

a.g./www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button